KOSOVA

Rama shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së: Abdixhiku të dorëhiqet

Kosova.Today ·

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e brendshme që kjo parti do t’i ketë vitin e ardhshëm. Në një deklarim për media gjatë ditës së sotme, Rama...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e brendshme që kjo parti do t’i ketë vitin e ardhshëm.

Në një deklarim për media gjatë ditës së sotme, Rama i ka bërë thirrje kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhikut, që të japë dorëheqje.

“A keni dëgjuar që kam thënë se po? Do të jem (kandidat për kryetar të LDK-së). Jam dëshmuar në Prishtinë, jam rizgjedh, e kam pru LDK-në të parën në Prishtinë. Mendoj që kishte bërë mirë (të dorëhiqet Abdixhiku). Ashtu duhet me bë”, ka thënë Rama.

Ishte pikërisht Abdixhiku që e prezantoi Ramën si kandidat të LDK-së për kryetar të Prishtinës në vitin 2021, kur ai nuk kishte karrierë në politikë dhe njihej kryesisht si arkitekt e urbanist me përvojë ndërkombëtare.

The post Rama shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së: Abdixhiku të dorëhiqet appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

U transportua me autoambulancë pa sirena në Spitalin e Pejës, kjo është 43-vjeçarja që vdiq

14.11.2026

Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit

13.11.2026

Erërat e fuqishme shkaktuan dëme në Rahovec, Komuna hap afatin për kompensim

13.11.2026

Blerim Latifi: Himni i Izraelit u fishkëllye për llogari të një populli që Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

14.11.2026