KOSOVA

Shpalli kandidaturën për kryetare të LDK-së, Haziri i reagon Hykmete Bajramit

Kosova.Today ·

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 ka mohuar se në partinë e tij aktualisht ka një proces për zgjedhjen e kryetarit të ri. Duke komentuar deklaratat e Hykmete Bajramit, e cila ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar për...

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 ka mohuar se në partinë e tij aktualisht ka një proces për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Duke komentuar deklaratat e Hykmete Bajramit, e cila ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar për kryetare të LDK-së, Haziri tha se një proces i tillë nuk është hapur në parti.

“Garë nuk ka. Në LDK nuk ka proces të tillë dhe kur s’ka proces, nuk ka proces. Këtu ia qes pikën. Nuk flas për këtë punë”, deklaroi Haziri.

Ai tha se në LDK synohet “e mundshmja” dhe jo ajo që është vetëm e dëshirueshme, duke lënë të kuptohet se rezultatet e një procesi të tillë varen nga rrethanat dhe mbështetja brenda partisë.

“Lutfi Haziri gjithmonë ka me qenë në LDK. Në asnjë situatë, në asnjë proces politik nuk kam kryqëzuar”, shtoi ai.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin

15.11.2026

Blerim Latifi: Himni i Izraelit u fishkëllye për llogari të një populli që Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

14.11.2026

Ismet Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të flasësh për bashkim duke i larguar ata që e ndërtuan partinë

14.11.2026

“Jeta është shumë e vështirë pa ty, vëllai jem” – Motra e policit Altin Kryeziu e kujton me dhimbje, tre muaj pas vdekjes së tij

15.11.2026