BOTA

Shpërdoroi fondet e bamirësisë, Trump urdhërohet të paguajë 2 milionë dollarë

Një gjykatëse në Nju Jork e urdhëroi presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të paguajë dy milionë dollarë për keqpërdorim të fondeve nga fondacioni i tij bamirës, me qëllim financimin e fushatës së tij politike të vitit 2016. Fondacioni Donald Trump u mbyll në 2018. Por prokurorët thonë se ai ka funksionuar për interesat e Trumpit. Bamirësi të tilla si ajo që ka drejtuar presidenti amerikan së bashku me tre fëmijët e tij, nuk mund të përfshihen në politikë, tha gjykatësja Saliann Scarpulla. Sipas saj, Trumpi e ka “shkelur detyrën e besimit”, duke lejuar që fondet e mbledhura për veteranët amerikanë, të përdoren për zgjedhjet paraprake në Ajoa, në 2016.

“E udhëzoj Trumpin që të paguajë 2 milionë dollarë, të cilat do të shkonin te fondi i tij sikur të ekzistonte”, tha gjykatësja dhe shtoi se paratë do të shkojnë tani në tetë organizata tjera bamirëse, me të cilat shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk ka lidhje.

Trump u përgjigj me një postim në Twitter, duke thënë se “çdo qindarkë..

Loading...

Trump u përgjigj me një postim në Twitter, duke thënë se “çdo qindarkë” e fondit të tij ka shkuar në bamirësi. “Unë jam personi i vetëm që njoh, ndoshta i vetmi në histori, që mund të japë shuma të mëdha parash për bamirësi, pa asnjë shpenzim, dhe që sulmohet nga hakerët politikë të shtetit të Nju Jorkut”, deklaroi ai.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Shpërdoroi fondet e bamirësisë, Trump urdhërohet të paguajë 2 milionë dollarë Shpërdoroi fondet e bamirësisë, Trump urdhërohet të paguajë 2 milionë dollarëRating: 5.0
To Top