JETA

Shpërthim në një hidrocentral në Zvicër, humbin jetën dy punëtorë

Kosova.Today ·

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në hidrocentralin Ritom, në komunën Quinto të kantonit Tiçino, duke shkaktuar vdekjen e dy punëtorëve, transmeton albinfo.ch. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30. Si pasojë e shpërthimit,...

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në hidrocentralin Ritom, në komunën Quinto të kantonit Tiçino, duke shkaktuar vdekjen e dy punëtorëve, transmeton albinfo.ch.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30. Si pasojë e shpërthimit, një pjesë e objektit është dëmtuar dhe dy punëtorë që ndodheshin brenda janë plagosur rëndë. Policia kantonale e Tiçinos konfirmoi më vonë se të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Viktimat janë një shtetas zviceran 55-vjeçar, me banim në rajonin e Luganos, dhe një 18-vjeçar zviceran nga lugina e Leventinës.

Në vendngjarje është zhvilluar një operacion i madh shpëtimi, ku kanë marrë pjesë ambulanca dhe ekipet e Rega-s.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në ndërtesën e hidrocentralit. Shkaqet e sakta dhe rrethanat e incidentit janë duke u hetuar.

Sipas raportimeve të mediave zvicerane, dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një problem elektrik në një transformator gjatë një testi për vënien në punë të pajisjes. /Albinfo.ch

The post Shpërthim në një hidrocentral në Zvicër, humbin jetën dy punëtorë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Subvencionet për sigurimin shëndetësor, dallime të mëdha mes kantoneve të Zvicrës

15.11.2026

Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë

13.11.2026

Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova (FOTO)

15.11.2026

Zvicra drejt kufizimit të fishekzjarrëve, rreth 70% e qytetarëve mbështesin iniciativën

15.11.2026