Shqipëri: Njëri ndër plazhet më të mira ‘sekrete’ të Evropës, i mbushur me turistë

Plazhi “Pasqyrat”, midis Sarandës dhe Ksamilit, i renditur si plazhi me ujin me të kaltër në botë, vijon të mahnisë me bukurinë e tij pushuesit vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale plazhin e “Pasqyrave” të mbushur plot me pushues. Plazhi “Pasqyrat” e ka marrë këtë emër, nga iluzioni që […] The post Shqipëri: Njëri ndër plazhet më të mira ‘sekrete’ të Evropës, i mbushur me turistë appeared first on Albinfo.

Shqipëri: Njëri ndër plazhet më të mira ‘sekrete’ të Evropës, i mbushur me turistë

Plazhi “Pasqyrat”, midis Sarandës dhe Ksamilit, i renditur si plazhi me ujin me të kaltër në botë, vijon të mahnisë me bukurinë e tij pushuesit vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale plazhin e “Pasqyrave” të mbushur plot me pushues.

Plazhi “Pasqyrat” e ka marrë këtë emër, nga iluzioni që krijohet duke parë reflektimin e diellit mbi ujin e pastër të detit, duke i dhënë atij një efekt magjik, njësoj si të ishte një pasqyrë, transmeton atsh, përcjell albinfo.ch.

Ai ka një peizazh të mrekullueshëm, i formuar si një gji i izoluar nga formacione shkëmbore të rrethuara me gjelbërim. Bregu është me guralecë të bardhë, ujin bruz të pastër.

Plazhi i Pasqyrave është vendi ideal për të shijuar qetësinë dhe detin në relaks të plotë.

Çdo sezon vere ky plazh mbetet një ndër më të frekuentuarit, nga turistë vendas e të huaj.

“National Geographic” e ka renditur plazhin e “Pasqyrave” ndër gjashtë plazhet më të mira sekrete të Evropës për të vizituar në verën e vitit 2024.

 

The post Shqipëri: Njëri ndër plazhet më të mira ‘sekrete’ të Evropës, i mbushur me turistë appeared first on Albinfo.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :