SPORT

Shqipëria gjunjëzon me goleadë Islandën në Elbasan, fiton 4-2

Loading...

Shqipëria ka marë fitoren e tretë në grupin H dhe ka rihapur garën për kualifikim në Euro 2020. Kastriot Dermaku, Elseid Hysaj, Odise Roshi dhe Sokol Cikalleshi shënuan për t’i dhënë fitoren kombëtares së futbollit. Për islandezët shënuan Sigurdsson dhe Sigthorsson por nuk mjaftoi për të mbajtur euforinë e kuqezinjve. Shqipëria ngjitet në kuotën e 9 pikëve por kjo ndeshje ishte vendimtare.

ELBASAN- Shqipëria fiton 4-2 përballë Islandës dhe rihap garën në grupin H për kualifikueset e Euro 2020. Kastriot Dermaku, Elseid Hysaj, Odise Roshi dhe Sokol Cikalleshi menduan t’i japin fitoren kuqezinjve përballë Islandës, një ndeshje shumë vendimtare për kuqezinjtë.

Reja hodhi në fushë një formacion 3-5-2, me gjashtë ndryshime në formacion krahasuar me atë ndaj Francës. Golin e parë e shënoi Dermaku në minutën e 32′. 27- vjeçari të cilin Reja zgjodhi ta vendosë në vendin e Mavrajt, shpërbleu me një gol me kokë Shqipërinë. Lojtari i Parmas kërceu mbi gjithë mbrojtësit e tjerë për të zhbllokuar sfidën.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Shqipëria gjunjëzon me goleadë Islandën në Elbasan, fiton 4-2 Shqipëria gjunjëzon me goleadë Islandën në Elbasan, fiton 4-2Rating: 5.0
To Top