SHQIPERIA

Shqipëria pranohet në Eurojust për procese gjyqësore ndërkombëtare

Një vit më parë Shqipëria iu la detyrë të përmbushte disa detyra për të pasur mundësinë më pas të firmosjes së marrëveshjes mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Eurojust.
Një nga kushtet kryesore të Marrëveshjes së nënshkruar midis palëve në 5 tetor 2018, ishte garantimi i një niveli të mjaftueshëm mbrojtjeje për të dhënat personale gjatë shkëmbimit të informacionit hetimor në kuadër të luftës kundër krimeve të rënda, veçanërisht krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Duket se kjo është plotësuar, përderisa pas një viti Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku finalizoi marrëveshjen e bashkëpunimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust, proces që ka zgjatur prej vitesh.
Kjo u bë e mundur nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional veçanërisht midis Prokurores së Përgjithshme Arta Marku dhe Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ministrisë së Drejtësisë në rolin koordinues dhe nënshkrues të Marrëveshjes si dhe me asistencën e ..

Loading...

Një vit më parë Shqipëria iu la detyrë të përmbushte disa detyra për të pasur mundësinë më pas të firmosjes së marrëveshjes mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Eurojust.

Një nga kushtet kryesore të Marrëveshjes së nënshkruar midis palëve në 5 tetor 2018, ishte garantimi i një niveli të mjaftueshëm mbrojtjeje për të dhënat personale gjatë shkëmbimit të informacionit hetimor në kuadër të luftës kundër krimeve të rënda, veçanërisht krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Duket se kjo është plotësuar, përderisa pas një viti Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku finalizoi marrëveshjen e bashkëpunimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust, proces që ka zgjatur prej vitesh.

Kjo u bë e mundur nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional veçanërisht midis Prokurores së Përgjithshme Arta Marku dhe Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ministrisë së Drejtësisë në rolin koordinues dhe nënshkrues të Marrëveshjes si dhe me asistencën e Projektit IPA/2017 “Lufta kundër Krimeve të Rënda në Ballkanin Perëndimor”.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme mori të gjitha masat e nevojshme për adresimin e rekomandimeve dhe sigurimin e kushteve të duhura për implementimin e Marrëveshjes me Eurojust, duke hartuar aktet e nevojshme nënligjore

Në vijim të masave të ndërmarra u realizua edhe misioni final monitorues i ekspertëve të Eurojust, i cili rezultoi me një raport vlerësimi pozitiv për arritjet e përbashkëta ndërinstitucionale.

Hyrja në fuqi e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Eurojust dhe pranimi zyrtarisht i Shqipërisë në Eurojust, është një sukses i madh në fushën e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar dhe me një rëndësi të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Shqipëria pranohet në Eurojust për procese gjyqësore ndërkombëtare Shqipëria pranohet në Eurojust për procese gjyqësore ndërkombëtareRating: 5.0
To Top