SHQIPERIA

Shqipëria pritet të mbyllë Kapitullin 20 të negociatave me BE-në

Kosova.Today ·

Në Luksemburg do të zhvillohet sot Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, që lidhet me “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”. Në këtë konferencë do...

Në Luksemburg do të zhvillohet sot Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, që lidhet me “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.

Në këtë konferencë do të marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për këtë zhvillim.

“Mirëmëngjes … dhe me lajmin se sot në Luksemburg, Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur Kapitullin 20 në Konferencën e 10-të të negociatave të Anëtarësimit në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Berisha: 28 Nëntori do të jetë më i madh se kurrë, sovrani ka fjalën e fundit

24.11.2026

PD kërkon shfuqizim të ligjit për bashkive: "Shkelje kushtetuese në reformën territoriale

26.11.2026

Kallëzimi i SPAK-së ndaj Elisa Spiropali: Artan Hoxha shkruan pikëpyetje

26.11.2026

Rënia e euros: Berisha thotë se Shqipëria humbet 28% në eksport dhe 33% në prodhim

25.11.2026