Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë, fiton grupin dhe siguron ngjitjen në Ligën B
Kombëtarja e Shqipërisë e ka përmbyllur me fitore rrugëtimin në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Bjellorusinë me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në Budapest. Kuqezinjtë dominuan takimin dhe arritën të shënojnë nga një gol në secilën...
Kombëtarja e Shqipërisë e ka përmbyllur me fitore rrugëtimin në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Bjellorusinë me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në Budapest.
Kuqezinjtë dominuan takimin dhe arritën të shënojnë nga një gol në secilën pjesë të lojës. Fillimisht, ishte Rey Manaj ai që kaloi Shqipërinë në epërsi në minutën e 28-të, ndërsa në pjesën e dytë, Elseid Hysaj realizoi golin e dytë në minutën e 57-të, duke vulosur fitoren.
Pavarësisht se një barazim do të mjaftonte për Shqipërinë, skuadra nuk u mjaftua me administrimin e rezultatit, por vazhdoi të kërkonte golin edhe në vazhdim të ndeshjes.
Në anën tjetër, mbrojtja shqiptare u tregua e qëndrueshme, duke kufizuar mundësitë e kundërshtarit për të rrezikuar portën e mbrojtur nga Etrit Berisha.
Me këtë fitore, Shqipëria e përfundon garën në vendin e parë të grupit në Ligën C të Ligës së Kombeve, duke siguruar promovimin në Ligën B për edicionin e ardhshëm.
Bjellorusi – Shqipëri 0:2
* 28′ Rey Manaj
* 57′ Elseid Hysaj
The post Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë, fiton grupin dhe siguron ngjitjen në Ligën B appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.