MAQEDONIA

Shqipja në provimin e jurisprudencës, Qeveria kërkon vlerësimin e Komisionit të Venecias

Kosova.Today ·

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, çon përpara procesin e vlerësimit ndërkombëtar të modelit të ri, me synimin që çështja e përdorimit të gjuhës shqipe të shqyrtohet mbi bazën e Kushtetutës, të drejtave të garantuara dhe standardeve...

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, çon përpara procesin e vlerësimit ndërkombëtar të modelit të ri, me synimin që çështja e përdorimit të gjuhës shqipe të shqyrtohet mbi bazën e Kushtetutës, të drejtave të garantuara dhe standardeve evropiane.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme, miratoi nevojën për marrjen e mendimit urgjent nga Komisioni i Venecias lidhur me modelin e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës, duke hapur rrugën për një vlerësim të pavarur ndërkombëtar të zgjidhjes ligjore.

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me seriozitet institucional dhe profesional, duke vendosur në fokus përputhshmërinë e modelit me Kushtetutën, instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe standardet evropiane.

Për shqiptarët, kjo çështje ka një dimension të rëndësishëm të barazisë gjuhësore dhe të mundësive të barabarta në ushtrimin e të drejtave.
Në kuadër të procedurës, raportuesit e Komisionit të Venecias do të zhvillojnë takime me përfaqësues të institucioneve relevante, partitë politike parlamentare, dekanët e pesë fakulteteve juridike dhe përfaqësuesit e organizatave studentore.
Modeli i propozuar parasheh një sistem unik të provimit, me kushte të barabarta dhe kritere të njëjta profesionale për të gjithë kandidatët. Nuk parashihen provime të veçanta dhe as standarde të ndryshme profesionale.
Komisioni i Venecias, organ këshillëdhënës i Këshillit të Evropës, me përfaqësues nga 61 shtete anëtare, do të ofrojë një vlerësim të pavarur ndërkombëtar për zgjidhjen e propozuar.
Qëndrimi i Ministrisë së Drejtësisë është se barazia nuk duhet të mbetet vetëm një parim i shkruar, por duhet të reflektohet edhe në mundësitë reale për ushtrimin e të drejtave.
Gjuha shqipe, si gjuhë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj, meriton trajtim institucional, respekt dhe zbatim në përputhje me rendin juridik.
Nisma e ministrit Jeton Shasivari synon që kjo çështje të marrë një vlerësim profesional ndërkombëtar, ndërsa zgjidhja përfundimtare të mbështetet në Kushtetutë, argumente juridike dhe standarde evropiane.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti: ZNAM-i dhe BDI po veprojnë të sinkronizuar kundër shqipes në jurisprudencë

09.11.2026

Pas reagimeve të VLEN-it zbutet Dimitrievski, vendos flamurin shqiptar në Komunën e Kumanovës

10.11.2026

Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

10.11.2026

Bastisje në Shkup, sekuestrohet drogë dhe para, arrestohet 19-vjeçari

10.11.2026