Shqiptarët festojnë “Darkën e Lamës” në Gjermani

Darka e Lamës si një festë e lashtë pagane shënon mbarimin e verës e fillimin e dimrit, dhe festohet kur mblidhen të lashtat, frutat e bereqeti, përcjell albinfo.ch. Çdo vit, tani e mbi 10 vite, të dielen e fundit të tetorit, Shoqata kulturore „Bekim Berisha – Abeja“ nga Moosburgu, organizon këtë festë në një ambijent […] The post Shqiptarët festojnë “Darkën e Lamës” në Gjermani appeared first on Albinfo.

Shqiptarët festojnë “Darkën e Lamës” në Gjermani

Darka e Lamës si një festë e lashtë pagane shënon mbarimin e verës e fillimin e dimrit, dhe festohet kur mblidhen të lashtat, frutat e bereqeti, përcjell albinfo.ch.

Çdo vit, tani e mbi 10 vite, të dielen e fundit të tetorit, Shoqata kulturore „Bekim Berisha – Abeja“ nga Moosburgu, organizon këtë festë në një ambijent të bukur tradicional, me ushqime,  lojra, valle e muzikë shqiptare, me veshje të bukura tradicionale, duke mbajtur gjallë traditën, zakonet e identitetin tonë të lashtë edhe në diasporë.

Andaj edhe sivjet me një organizim shëmbullor dhe me musafirë të shumtë, pjesëmarrës nga e gjitha Evropa,  kaluam çaste të bukura së bashku, shijuam ushqimet e shumta tradicionale, ndërsa lorjërat, muzika, recitimet e këngët shqiptare e kurorëzuan këtë takim.

Në fjalën përshëndetëse Konsulli i Përgjithshëm Afrim Nura ndër të tjera theksoj që organizime të tilla të diasporës sonë, dëshmojmë që tradita, zakonet, rrënjët dhe identiteti ynë janë vlerë dhe thesar i çmuar kombëtar dhe se për ruajtjen, prezentimin dhe mbajtjen e këtyre vlerave që të gjithë jemi përgjegjës dhe e kemi detyrë ndaj brezave të ardhshëm.

The post Shqiptarët festojnë “Darkën e Lamës” në Gjermani appeared first on Albinfo.