KOSOVA

Më 16 shtator vendoset fati i katërshes së UÇK-së, këta janë gjyqtarët

Kosova.Today ·

Më 16 shtator pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë. Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe...

Më 16 shtator pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Për fatin e tyre do të vendosë trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari amerikan Charles Smith III, në cilësinë e kryesuesit, gjyqtari gjerman Christoph Barthe, gjyqtari zviceran Guénaël Mettraux dhe gjyqtari irlandez Fergal Gaynor.

Aktgjykimi pritet të jetë një nga vendimet më të rëndësishme të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, Ministria për Punë e Familje publikon gjetjet e inspektimit të jashtëzkaonshëm

14.11.2026

Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

14.11.2026

“Do ta synojmë uljen” – Bajrami ia rikthen Kurtit premtimin e vitit 2019 për uljen e çmimit të rrymës, e lëshon deklaratën e tij në Kuvend

13.11.2026

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

14.11.2026