KOSOVA

Të shtëna me armë në një aheng në Pejë, arrestohet një person

Kosova.Today ·

Një aheng familjar në Pejë u shoqërua me të shtëna me armë zjarri, duke detyruar Policinë e Kosovës të reagojë menjëherë. Në vendngjarje u sekuestrua një armë, ndërsa i dyshuari u arrestua dhe më pas u lirua në procedurë të rregullt, me vendim...

Një aheng familjar në Pejë u shoqërua me të shtëna me armë zjarri, duke detyruar Policinë e Kosovës të reagojë menjëherë.

Në vendngjarje u sekuestrua një armë, ndërsa i dyshuari u arrestua dhe më pas u lirua në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 23:45, në rrugën “Rexhë Avdija” në Pejë, pasi stacioni policor u njoftua për të shtëna me armë gjatë një ahengu. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar:

një armë të tipit Zoraki, kalibër 9 mm;
pesë fishekë;
një karikator.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë organizimit të ahengjeve dhe festimeve të tjera të mos përdorin armë, duke theksuar se përdorimi i tyre në mënyrë të kundërligjshme përbën vepër penale.

“Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndaj të gjithë atyre që përdorin armë në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në apelin e Policisë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Hoti: Kam përshtypjen që në kabinetin e Kurtit kryejnë ndonjë trajnim për të mashtruar publikun

15.11.2026

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

16.11.2026

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

14.11.2026

Vjosa Osmani: U arrestua pronari i lopës, Arlinda u la në duartë e vdekjes

14.11.2026