Shtëpia e BBVA gati u shndërrua në “ring boksi”, eskalon situata me fyerje e shtyrje në mes G-Banit, Eglit dhe Shkëlzenit
Shtëpia e Big Brother VIP Albania është shndërruar gati në “ring boksi”. Mbrëmë në këtë shtëpi janë rikthyer tre ish-banorë: G-Bani, Jozi dhe Amber. Por siç duket ashtu siç doli G-Bani me zarf të zi për goditjen dhe fyerjet drejtuar Gjestit, njësoj ka vazhduar lojën edhe mbrëmë dhe sot. Pas debateve të mbrëmshme, sot situate…

Mbrëmë në këtë shtëpi janë rikthyer tre ish-banorë: G-Bani, Jozi dhe Amber.
Por siç duket ashtu siç doli G-Bani me zarf të zi për goditjen dhe fyerjet drejtuar Gjestit, njësoj ka vazhduar lojën edhe mbrëmë dhe sot.
Pas debateve të mbrëmshme, sot situate është rënduar edhe më tepër.
G-Bani ka nisur ditën me një përplasje të ashpër ndaj Eglit dhe mikut të saj Shkelzënit.
“Të rregulloj unë se si çohesh prej gjumit”, ishin fjalët mes Shkëlzenit dhe G-Banit që startuan debatet e zëshme.
Më pas G-Bani nisi të ofendoj Eglin duke e quajtur “Shtrigë e keqe, budallicë, patericë e të tjerëve” e shumë fjalë të tjera të rënda.
Ai madje i tha se s’ke opinion tëndin dhe se je patericë e të tjerëve.
Dyshja janë parë duke u zënë ashpër ku ndërhyri edhe Rozana duke ia bërë të ditur Eglit se në fakt G-Bani e ka problemin me Gjestin, e të cilin ia përmendi Egli.
Debati vazhdoi në mes Shkelzenit e G-Banit, ku ky i fundit it ha se a je ti engjëll mbrojtës i banorëve.
Në debate e sipër, Rozana it ha Eglit se fajtori për kthimin e G-Banit dhe të tjerëve është pikërisht shoku i Eglit dhe Shkëlzenit duke iu referuar Gjestit.
Debatet vazhduan thuajse në mes të gjithë banorëve, me fyerje e shtyrje të shumta./