JETA

Shtetasit e dyfishtë francezo-zviceranë do të detyrohen të shërbejnë në ushtri

Kosova.Today ·

Shtetasit e dyfishtë me nënshtetësi franceze dhe zvicerane do të jenë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak në Zvicër, sipas një vendimi të miratuar nga deputetët zviceranë, përcjell albinfo.ch. Sipas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve...

Shtetasit e dyfishtë me nënshtetësi franceze dhe zvicerane do të jenë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak në Zvicër, sipas një vendimi të miratuar nga deputetët zviceranë, përcjell albinfo.ch.

Sipas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve në vitin 199, të rinjtë me nënshtetësi të dyfishtë mund të shmangnin shërbimin ushtarak në Zvicër nëse kishin marrë pjesë në “Ditën e Mbrojtjes dhe Qytetarisë” në Francë.

Megjithatë, deputeti Mauro Poggia dhe mbështetës të tjerë të nismës argumentuan se kjo praktikë krijonte “pabarazi të qartë në trajtim” në raport me qytetarët zviceranë, të cilët janë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak.

Të enjten, deputetët e Këshillit Kombëtar miratuan mocionin, duke e zgjeruar detyrimin e shërbimit ushtarak edhe për meshkujt me nënshtetësi të dyfishtë që jetojnë në Zvicër./Albinfo.ch

The post Shtetasit e dyfishtë francezo-zviceranë do të detyrohen të shërbejnë në ushtri appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicër: Të premten pritet borë deri në 800 metra lartësi, temperaturat do të bien ndjeshëm

13.11.2026

Zug: Me dron policie identifikohet shqiptari i dyshuar për vjedhje me thyerje

13.11.2026

Shtohen vjedhjet në Zvicër, policia jep këshilla për mbrojtjen e banesave

13.11.2026

Ambasadorja zvicerane vlerëson rolin e diasporës: Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër përmendet gjatë konferencës ndërkombëtare në Kosovë

12.11.2026