KOSOVA

“Shteti t’ia marrë fëmijën”, Rrahmani për çiftet e së njëjtës gjini: Zoti i ka krijuar burrin dhe gruan

Kosova.Today ·

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka shprehur sërish kundërshtimin e tij ndaj disa dispozitave të Kodit Civil, duke veçuar paragrafin që mundëson regjistrimin e bashkësive civile mes personave të së njëjtës gjini. I ftuar në emisionin...

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka shprehur sërish kundërshtimin e tij ndaj disa dispozitave të Kodit Civil, duke veçuar paragrafin që mundëson regjistrimin e bashkësive civile mes personave të së njëjtës gjini.

I ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Rrahmani kritikoi edhe qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti për këtë çështje, duke thënë se nuk pajtohet me atë që ai e konsideron emancipim.

“Kryeministri Albin Kurti beson se kjo është një vlerë, është emancipim. Unë mendoj ndryshe, sepse Zoti i ka krijuar burrin dhe gruan, e kështu ekziston bota”, u shpreh Rrahmani.

Ai tha se Kodi Civil është i domosdoshëm, por sipas tij, disa nga dispozitat e përfshira në të duhet të ndryshohen para miratimit.

Rrahmani pretendoi se mbi 95 për qind e dispozitave të Kodit Civil janë ligje ekzistuese, ndërsa kundërshtimet e tij lidhen kryesisht me rregullimin e bashkësive civile.

“Unë jam duke diskutuar me shumë avokatë e njohës të fushës juridike, të cilët kanë shumë vërejtje profesionale e juridike. Është e domosdoshme të kemi Kodin Civil, por pjesët që ne i kundërshtojmë mendojmë se janë më të dëmshme sesa të mos kalojë komplet Kodi”, deklaroi ai.

Ai ngriti kundërshtime edhe për dispozitat që lidhen me adoptimin e fëmijëve, duke pretenduar se në rastet kur një çift i të njëjtës gjini adopton një fëmijë, shteti duhet të ndërhyjë për ta marrë atë në mbrojtje.

“Neni 1138, paragrafi i dytë, ky lejohet regjistrimi i bashkësive civile mes burrit burrë dhe gruaja me gru. Ka pjesë tjerët, ku lejohet adaptimi i fëmijëve nga një person. Ka edhe çështje tjera që duhet me u përmirësu, për me kalu ky Kod.

Nëse një çift i të njëjtës gjini, ka birësu fëmijën, e ka bërë jashtëligjshëm dhe shteti duhet t’ia marrë fëmijën. Kjo është sigurim i mirëqenies së fëmijës.”

The post “Shteti t’ia marrë fëmijën”, Rrahmani për çiftet e së njëjtës gjini: Zoti i ka krijuar burrin dhe gruan appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rreth 150 mijë lodra për fëmijë nga Kina ndalohen të hyjnë në tregun e Kosovës

10.11.2026

Dëshmitarja e mbrojtjes: Maria Clara ishte e vetëdijshme dhe komunikonte pas rënies nga kati i gjashtë

09.11.2026

Kurti shkruan për takimet në Paris, para nisjes së Forumit të Paqes: Me miq dhe përkrahës të Kosovës

09.11.2026

Çka mund ta lirojë katërshen në apel dhe çka jo: mësimi nga rasti Gotovina

10.11.2026