SHQIPERIA

Sa më shumë cigare pini, aq më shumë rriten shanset për demencë

Kosova.Today ·

Duhanpirja lidhet me rritjen e rrezikut për demencë, sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën vaskulare. Studiuesit Australian kanë gjetur fakte se sa më shumë cigare të konsumohen në ditë, aq më i lartë bëhet rreziku. Ekspertët thonë se...

Duhanpirja lidhet me rritjen e rrezikut për demencë, sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën vaskulare. Studiuesit Australian kanë gjetur fakte se sa më shumë cigare të konsumohen në ditë, aq më i lartë bëhet rreziku.

Ekspertët thonë se duhanpirësit kanë 31% më shumë gjasa të zhvillojnë demencë, krahasuar me personat që nuk kanë pirë kurrë duhan.

Rreziku është 40% më i lartë për sëmundjen e Alzheimerit dhe 52% për demencën vaskulare.

Mundësia për të zhvilluar këto sëmundje rritet në bazë të sasisë së cigareve të konsumuara. Të dhënat e studimit tregojnë se personat që pinë 10 cigare në ditë kanë 16% më shumë rrezik për demencë, ndërsa te ata që konsumojnë 20 cigare në ditë, rreziku arrin në 34%.

Nisur nga këto të dhëna studiuesit theksojnë nevojën për t’i kushtuar më shumë vëmendje ndikimit të duhanit në shëndetin e trurit, krahas dëmeve të njohura në zemër, mushkëri dhe rrezikut për kancer.

Ekspertët e duhanit, apelojnë që të vihet theksi tek reduktimi I dëmit, duke I orientuar duhanpirësit drejt lënies së duhanit e në pamundësi në kalimin e alternativave të reja pa djegie dhe më pak të dëmshme

Studiuesit rekomandojnë zgjerimin e fushatave kundër duhanit, duke përfshirë edhe paralajmërimet për ndikimin e tij në funksionet e trurit dhe aftësitë njohëse. Ata sugjerojnë gjithashtu që këto informacione të vendosen në paketat e cigareve dhe të përfshihen në programet për ndërprerjen e duhanpirjes.

The post Sa më shumë cigare pini, aq më shumë rriten shanset për demencë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Punimet për ujësjellësin dhe kanalizimet në Lin, banorët kërkojnë garanci

13.11.2026

“Nuk i kam përdorur votat për pazare personale”, Braçe: Nuk kam negociuar me Ramën për t’u bërë ministër

14.11.2026

PD prezanton paketën e plotë të propozimeve për Reformën Zgjedhore, 8 fushat ku kërkon ndërhyrje

13.11.2026

Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

14.11.2026