SHQIPERIA

Si i shërbeu gjyqtari me shkollë part-time i Berishës, bandës së Alban Jahos për të grabitur Digitalb

Në mediat online ka qarkulluar një vendim gjykate për aksionet e kompanisë më të madhe televizive në vend, Digitalb. Përveç ndryshimit të disa kuotave të aksionerëve, asgjë nuk ka ndryshuar në drejtimin dhe politikat e Digitalb. Gjithsesi, nuk është ky fokusi i shkrimit, por vendimi i dhënë nga Gjykata e Tiranës.
Gazeta Shqip ka mësuar se në vendimin për lëvizjen e aksioneve, gjyqtari Flamur Kapllani, ka shpërdoruar detyrën në mënyrën më të keqe të mundshme.
Nëpërmjet një interpretimi juridik, shihet qartë, që vendimi i Kapallanit, i cili rezulton që ka mbaruar universitetin juridik part-time, ka prapavijë okulte dhe favorizon qartazi bandën e Alban Jahos.
Le ti marrim me radhë shkeljet e Flamur Kapllanit!
Sëpari, gjyqtari Flamur Kapllani ka zhvilluar një seancë gjyqësore në fshehtësi të plotë, me njërën palë dhe pa lajmëruar palën tjetër. Kjo ka cënuar rëndë interesat pasurore të palës që nuk ishin pjesë e gjykimit, duke konsumuar kështu një element të shpërdorimit të detyrës. Në ..

Loading...

Në mediat online ka qarkulluar një vendim gjykate për aksionet e kompanisë më të madhe televizive në vend, Digitalb. Përveç ndryshimit të disa kuotave të aksionerëve, asgjë nuk ka ndryshuar në drejtimin dhe politikat e Digitalb. Gjithsesi, nuk është ky fokusi i shkrimit, por vendimi i dhënë nga Gjykata e Tiranës.

Gazeta Shqip ka mësuar se në vendimin për lëvizjen e aksioneve, gjyqtari Flamur Kapllani, ka shpërdoruar detyrën në mënyrën më të keqe të mundshme.

Nëpërmjet një interpretimi juridik, shihet qartë, që vendimi i Kapallanit, i cili rezulton që ka mbaruar universitetin juridik part-time, ka prapavijë okulte dhe favorizon qartazi bandën e Alban Jahos.

Le ti marrim me radhë shkeljet e Flamur Kapllanit!

Sëpari, gjyqtari Flamur Kapllani ka zhvilluar një seancë gjyqësore në fshehtësi të plotë, me njërën palë dhe pa lajmëruar palën tjetër. Kjo ka cënuar rëndë interesat pasurore të palës që nuk ishin pjesë e gjykimit, duke konsumuar kështu një element të shpërdorimit të detyrës. Në datën 23.01.2020, gjyqtari me shkollë part-time, ka marrë një vendim në dhomë këshillimi, pa praninë e palës tjetër, duke dhënë vendim “Për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit” nr.akti 1427. Dhe menjëherë pas këtij vendimi sekret, përmbaruesi Resul Alushani ka regjistruar vendimin e gjykatës në dosjen përmbarimore 1098, datë 24.01.2020, ku ka emëruar edhe ekspert në të njëjtën datë. Pra, çdo gjë e kordinuar me shpejtësi, për të grabitur aksionet në mënyrë të paligjshme, duke ia marrë familjes Hoxha për tia dhënë personave të tretë. Kjo kapërcen çdo çmenduri, sesi grabiten aksionet e kompanisë më të madhe televizive në vend, pa u njoftuar në gjyq vetë pronarët, në rastin konkrret zonja Vjollca Hoxha që kishte shumicën.

Sëdyti, vendimi i dhënë nga gjyqtari Kapllani ka të bëjë me një marrëveshje mes Digitalb dhe Supersport, e vitit 2010. Marrëveshja konsistonte, tek kalimi i pronësisë së Supersport tek Digitalb, kundrejt një garancie të vendosur. Palët në Marreveshjen Kuadër, kanë rënë dakord që organi që do të ketë juridiksion për të gjykuar dhe zgjidhur mosmarrëveshjet, do të jetë Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhít të Dhomës së Tregtisë Austriake në Vjenë, e përbërë nga 3 arbitra gjykim.

Është e çuditshme sesi Flamur Kapllani me shkollë part-time nuk pyeti për Gjykatën e Arbitrazhit të Vjenës dhe mori vendim që ta zgjidhte vetë ai këtë mosmarrëveshje mes familjes Hoxha dhe bandës së Alban Jahos. Në mënyrë tërësisht okulte dhe të pabazuar në ligj, gjyqtari Kapllani i është referuar një shtojce, Nr. 4848 Rep, Nr. 2737 Kol. datë 18.12.2015, e cila nuk përbën një titull ekzekutiv. Në këtë situatë, Flamur Kapllanaj nuk mund të gjykonte këtë çështje, pasi nuk ishte nën juridiksionit të tij, por ishte kompetencë e Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë. Dhe sipas nenit 299 të Kodit të Procedurës Civile, gjyqtari duhet të vendoste pushimin e çështjes për moskompetencë.

Neni 299

Gjykata vendos pushimin e gjykimit kur:

c) gjykata konstaton se çështja nuk hyn në juridiksionin gjyqësor, si edhe kur padia nuk mund të ngrihej ose gjykimi nuk mund të vazhdonte. Kur këto shkaqe konstatohen nga gjykatat më të larta, ato prishin vendimin e gjykatave më të ulëta dhe vendosin pushimin e gjykimit.

Së treti, për barrën siguruese të marrëveshjes së vitit 2015, sipas ligjit, duhej të vendosej sekuestro konservative. Pra, neni 31 i ligjit Nr. 8537, datë 18.10.1999 “Për Barrët Siguruese”, parashikon se aksionet duhej të ishin ngrirë, dhe jo të kalonin ne emër të palës kërkuese (bandës). Por, gjyqtari Kapllani ka shkelur edhe këtë ligj, duke vendosur sekuestro ekzekutive. Kjo është shkelje e rëndë e ligjit dhe të drejtës kushtetuese, për ankimimin e palëve të dëmtuara.

Së katërti, në këtë çështje gjyqësore, kemi të bëjmë qartazi me një grup të strukturuar kriminal, të përbërë nga banda e Alban Jahos, gjyqtari Flamur Kapllani, përmbaruesi privat e deri tek një zyrë e Qendrës Kombëtare të Biznesit. Si asnjëherë më parë, të gjitha procedurat, që nga vendimi, publikimi i tij e deri tek ekzekutimi janë dashur vetëm 48 orë. Mijëra qytetarë qëndrojnë pas dyerve të gjykatave, me muaj të tërë për të kërkuar drejtësi. Por me Flamur Kapllanin gjen zgjidhje shpejt. Le t’i marrim me radhë. Vendimi duket se është shkruar jashtë zyrave të gjykatës, dhe Kapllanit më shkollë part-time i ka ardhur i gatshëm, vetëm për ta firmosur. Pala kërkuese (banda) është paraqitur në datë 23.01.2019 me kërkesën për kalimin e aksioneve, po në atë ditë është marrë vendim, dhe pa kaluar 24 orë është shpallur publikisht. Brenda 48 orëve, pala kërkuese (banda) ka përpiluar kërkesën për përmbaruesin, dhe ky i fundit brenda ditës ka gjetur ekspertin dhe brenda pak orëve e ka ekzekutuar në QKB.

Pra, një grup i strukturuar kriminal, që nëpërmjet korrupsionit ka lëvizur aksionet e një kompanie që vlen miliona euro.

Për këto shkelje të rënda, Kapllani do të kallëzohet penalisht, pasi në mënyrë të njëanshme, korruptive dhe në shkelje me ligjin, tjetërsoi aksionet me vlerë disa milionë euro të kompanisë Digitalb. Gjithashtu, në vijim do të shfaqim të tjera skandale të gjyqtarit Flamur Kapllani.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Si i shërbeu gjyqtari me shkollë part-time i Berishës, bandës së Alban Jahos për të grabitur Digitalb Si i shërbeu gjyqtari me shkollë part-time i Berishës, bandës së Alban Jahos për të grabitur DigitalbRating: 5.0
To Top