SHQIPERIA

Si stonon Çim Peka me burimet e tij tek Presidenca

Takimi i presidentit Ilir Meta me djalin e George Soros, të cilin e shpalli publikisht armik të Shqipërisë verën e kaluar, ka shkaktuar jo pak habi në Shqipëri. E gjitha kjo për shkak të standardit të dyfishtë të kreut të Shtetit, i cili pas luftës me diplomatët dhe ambasadat po tenton të rikthehet tek “qetësia dhe dashuria”.
Lajmi në fakt ishte paralajmëruar më parë nga burime pranë fondacionit Soros në Tiranë, por portali Syri.net i Çim Pekës, e shiti si ekskluzive. Madje, ky portal shkonte deri aty sa shkruan “se detyroi presidencën të reagojë”.
Por çfarë fshihet mes presidencës dhe Çim Pekës dhe ku stonojnë burimet e gazetarit?
Prej disa kohësh Ilir Meta dhe Çim Peka janë kthyer në një dyshe të pandarë. Ata rrinë bashkë, pushojnë bashkë, drekojnë bashkë, ngjisin malet bashkë dhe këshillojnë njëri-tjetrin.
Ndaj duket qartë se lidhja e fortë mes tyre e rrëzon lojën me“burime ekskluzive nga presidenca”.
Sigurisht, burimi i parë për Çim Pekën është presidenti, por ajo që nuk mund ..

Loading...

Sigurisht, burimi i parë për Çim Pekën është presidenti, por ajo që nuk mund të themi me siguri nëse është gazetari Peka që këshillon Metën mbi aksionin politik apo presidenti që këshillon gazetarin për mbi linjën gazetareske të këtij të fundit.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Si stonon Çim Peka me burimet e tij tek Presidenca Si stonon Çim Peka me burimet e tij tek PresidencaRating: 5.0
To Top