MEDICINE

Si ta zvogëlojmë sasinë e nonenalit në lëkurë

Si ta zvogëlojmë sasinë e nonenalit në lëkurë
Loading...

Nonenali është substancë e cila shkakton aromën e pleqërisë – qe se si kjo aromë mund të zbutet

Hormonet kanë rolin kyç në “aromën e pleqërisë”, andaj trupi i të moshuarit ka erë të veçantë, transmeton KosovaToday.

Sipas studimit të publikuar në Revistën për dermatologjinë hulumtuese, rritja e nonenalit është e lidhur drejtpërdrejt me plakjen.

Nonenali është bashkim kimik i cili shfaqet me shkatërrimin e thartirave yndyrore të pangopura Omega – 7 në lëkurë në procesin e oksidimit.

Në të vërtetë, pas moshës dyzetvjeçare, lëkura fillon të prodhojë më shumë thartira yndyrore edhe te meshkujt edhe te femrat, ndërsa mbrojtja antioksidante gjithnjë e më shumë dobësohet.

Kësaj i kontribuojnë ndryshimet hormonale të shkaktuara nga menopauza.

Duke u dobësuar lëkura, vajrat natyrale oksidohen më shpejt dhe prodhojnë nonenalin. Meqenëse nuk është i tretshëm në ujë, nonenali mund të qëndrojë në lëkurë edhe me gjithë larjen e hollësishme.

Prandaj aroma mbetet në trup por edhe në rroba të cilat i prekim, madje edhe në ambient shumë të pastër.

Si ta zvogëlojmë sasinë e nonenalit në lëkurë?

Dermatologët këshillojnë që të ndërpritet pirja e duhanit, të ulet pirja e alkoolit, të hahet ushqim sa më të shëndetshëm, të pihet shumë ujë dhe të sigurohet pushim i mjaftueshëm.

Tani për tani, vetëm prodhuesit japonezë ofrojnë sapunë specialë të cilët mund të eliminojnë nonenalin, të cilët përmbajnë ekstrakt të mollës japoneze. /KosovaToday/

Si ta zvogëlojmë sasinë e nonenalit në lëkurë

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

ADSTERA ADS

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Si ta zvogëlojmë sasinë e nonenalit në lëkurë Si ta zvogëlojmë sasinë e nonenalit në lëkurëRating: 5.0
To Top