SHQIPERIA

Siç pritej/ Në krye të Bashkisë Durrës, krahu i djathtë i Vangjush Dakos

4 ishin kandidaturat, mes të cilave Këshilli Bashkiak Durrës duhet të zgjidhte për emrin që do të zëvendësonte në krye të Bashkisë, kryebashkiaken Valbona Sako, e dorëhequr pak orë më parë.
Por teksa zyrtarisht ajo ka justifikuar dorëheqjen me gafën që bëri mbrëmjen e së shtunës për mikrofonin e Top Channel, duke thënë se ishte e kënaqur me humbjen e 50 jetëve, pasi mund të kishte edhe më tepër viktima, jo zyrtarisht dihen përplasjet me paraardhësin e saj, Vangjush Dako.
E si për çudi, mes 4 emrave Këshilli Bashkiak zgjedh nënkryetarin Zhulien Varkaj që të drejtojë Bashkinë Durrës deri në zgjedhjet e reja.
Ky i fundit, jo vetëm njihet si mik i ish-kryebashkiakut Dako, por e ka pasur këtë të fundit epror për vite me radhë, duke ushtruar funksionin e nënkryetarit edhe kur bashkia drejtohej nga ai.

Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Siç pritej/ Në krye të Bashkisë Durrës, krahu i djathtë i Vangjush Dakos Siç pritej/ Në krye të Bashkisë Durrës, krahu i djathtë i Vangjush DakosRating: 5.0
To Top