Sirenat e alarmit dëgjohen në Izrael/ Hezbollah sulm me raketa, plagosen dy ushtarë
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme. Sirenat e alarmit janë dëgjuar të hënën në Izrael pasi disa raketa të lëshuara nga Libani u panë duke kaluar mbi Galilenë e Epërme. Siç njoftoi ushtria izraelite, objektivat u kapën nga Iron Dome, por një raketë ra në Kibbutz Ayelet HaShahar në veri të Izraelit, duke plagosur lehtë [...]Read More...
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme. Sirenat e alarmit janë dëgjuar të hënën në Izrael pasi disa raketa të lëshuara nga Libani u panë duke kaluar mbi Galilenë e Epërme.
Siç njoftoi ushtria izraelite, objektivat u kapën nga Iron Dome, por një raketë ra në Kibbutz Ayelet HaShahar në veri të Izraelit, duke plagosur lehtë një oficer IDF dhe një ushtar, të cilët u dërguan në spital për trajtim mjekësor.
BREAKING: Israeli officials say Iran attack on Israel is Imminent, Bloomberg reports.
“Israeli officials said any assaults, expected imminently, were likely to be simultaneous and could come from Hezbollah in Lebanon, the Houthis in Yemen and Iran itself.”
— Breaking 4 News (@Breaking_4_News) August 4, 2024
Autoriteti i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Izraelit u përpoq të shuante zjarrin që shpërtheu në zonë si pasojë e sulmit.
Sipas raporteve, Izraeli tashmë po përgatitet për mundësinë e një sulmi, i cili do të përfshijë lëshimin e raketave në Izrael gjatë disa ditëve.
Izraeli ka thënë vazhdimisht se çdo veprim kundër tij do të përballet me hakmarrje, me kryeministrin Benjamin Netanyahu, i cili tha se “shteti i Izraelit është në një luftë shumë-frontesh kundër boshtit të keq Iranit”.
Raportimet për hakmarrjen nga Irani dhe Hezbollahu i Libanit u bënë ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po takohej me shefat e sigurisë në Tel Aviv, ndërsa ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad po zhvillonte konsultime të ngjashme me zyrtarë të lartë ushtarakë dhe të mbrojtjes.
/abcnews.al
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk