JETA

KE: Situata në pikat kufitare Serbi-Mali i Zi të kthehet në normalitet

Kosova.Today ·

Komisioni Evropian ka reaguar ndaj ngjarjeve të djeshme në Mal të Zi, kur policia kufitare malazeze në Aeroportin e Tivatit mohoi hyrjen dhe i ktheu një grup qytetarësh serbë në Beograd. “Jemi të vetëdijshëm për vendimin e autoriteteve kufitare...

Komisioni Evropian ka reaguar ndaj ngjarjeve të djeshme në Mal të Zi, kur policia kufitare malazeze në Aeroportin e Tivatit mohoi hyrjen dhe i ktheu një grup qytetarësh serbë në Beograd.

“Jemi të vetëdijshëm për vendimin e autoriteteve kufitare malazeze që, për arsye sigurie dhe në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar, të ndalojnë hyrjen e një numri të caktuar personash nga Serbia”, tha Komisioni Evropian.

Gjithashtu, duke komentuar raportet e një numri të madh qytetarësh malazezë se atyre u është penguar ose u është vështirësuar hyrja në Serbi, Komisioni inkurajon një kthim në aktivitetet normale.

“Po monitorojmë situatën në pikat kufitare serbe dhe inkurajojmë një kthim në procedurat normale me qëllim parandalimin e ndërprerjeve të mëtejshme”, shtoi Komisioni.

Ata arrijnë në përfundimin se në një kohë kur Samiti BE-Ballkani Perëndimor thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, respekti i ndërsjellë dhe dialogu janë të nevojshëm.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra ndër vendet me më shumë javë mungesa në punë për shkak të sëmundjeve

12.11.2026

Kreu i inteligjencës zvicerane paralajmëron për praninë e shumë spiunëve rusë

14.11.2026

Uji i ndotur në Turbenthal, banorëve u kërkohet ta vlojnë para përdorimit

14.11.2026

Lumi që prodhon borë në sasi gjigante

11.11.2026