SHQIPERIA

Skandali me Endrit Doklen/ Gjykata e Krujës: Ja pse u lirua nga burgu, Prokurorët ishin kundër

Zbardhen detaje të reja të lirimit nga burgu të Endrit Dokles. Përmes një njoftimi për shtyp, Gjykata e Krujës ka prezantuar variantin e saj për këtë ccështje. Sipas kësaj gjykate me vendimin numër 6/123 datë 14.01.2020 vendosi pranimin e kërkesës së kërkuesit Endrit Dokle për lirimim e tij me kusht nga burgu.
Në vendim, shkruhet se prova e lirisë me kusht do të jetë për një periudhë prej 5 vjetësh. Gjykata thotë se në zbatim të nenit 60 pika 9 të Kodit Penal detyrohet Endrit Dokle që gjatë kohës së provës të mos shoqërohet me persona të caktuar kryesisht me të dënuar apo bashkëpunëtorë të veprës penale.
Në zbatim të nenit 60 pika 10 e Kodit Penal detyrohet kërkuesi Endrit Dokle që gjatë periudhës së provës të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë.Urdhërohet kërkuesi Endrit Dokle të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës”.
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë ka qenë pjesëmarrëse në këtë proçes dhe ka mbajtur qëndrimin e plotë për rrëzimin e kërkesës, me arsyetimin se jo..

Loading...

Zbardhen detaje të reja të lirimit nga burgu të Endrit Dokles. Përmes një njoftimi për shtyp, Gjykata e Krujës ka prezantuar variantin e saj për këtë ccështje. Sipas kësaj gjykate me vendimin numër 6/123 datë 14.01.2020 vendosi pranimin e kërkesës së kërkuesit Endrit Dokle për lirimim e tij me kusht nga burgu.

Në vendim, shkruhet se prova e lirisë me kusht do të jetë për një periudhë prej 5 vjetësh. Gjykata thotë se në zbatim të nenit 60 pika 9 të Kodit Penal detyrohet Endrit Dokle që gjatë kohës së provës të mos shoqërohet me persona të caktuar kryesisht me të dënuar apo bashkëpunëtorë të veprës penale.

Në zbatim të nenit 60 pika 10 e Kodit Penal detyrohet kërkuesi Endrit Dokle që gjatë periudhës së provës të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë.Urdhërohet kërkuesi Endrit Dokle të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë ka qenë pjesëmarrëse në këtë proçes dhe ka mbajtur qëndrimin e plotë për rrëzimin e kërkesës, me arsyetimin se jo vetëm se nuk plotësohen kushtet ligjore të parashikuara nga neni 64 i Kodit Penal, por edhe se nuk ekzistojnë të provuara arsyet e veçanta që kërkon norma.

Gjithashtu prokuroria ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes me arsyetimin se i njëjti trup gjykues ka dhënë vendime në favor të kërkuesit, kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata. Të gjitha kundërshtimet në lidhje me shkeljet proçedurale si dhe zbatim të gabuar të ligjit Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë do ti parashtrojë në ankim brenda afatit ligjor.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Skandali me Endrit Doklen/ Gjykata e Krujës: Ja pse u lirua nga burgu, Prokurorët ishin kundër Skandali me Endrit Doklen/ Gjykata e Krujës: Ja pse u lirua nga burgu, Prokurorët ishin kundërRating: 5.0
To Top