Skenarët e PD, Klevis Balliu: Në çdo protestë situata do përshkallëzohet
Në emisionin “Opinion” po diskutohet në lidhje me efektet që kanë protestat e PD në raport me qeverisën. Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur për protestën e zhvilluar sot për rreth katër orë, duke thënë se opozita do të vijojë aksionin e saj në terren, Balliu deklaroi se ekziston një “Plan B” i PD […]
Në emisionin “Opinion” po diskutohet në lidhje me efektet që kanë protestat e PD në raport me qeverisën.
Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur për protestën e zhvilluar sot për rreth katër orë, duke thënë se opozita do të vijojë aksionin e saj në terren,
Balliu deklaroi se ekziston një “Plan B” i PD në lidhje me formën e aksionit, teksa thekoi se protestat do të përshkallëzohen.
Klevis Balliu: Të gjitha format do të përdoren, kjo protestë nga protesta e parë që ka nisur është shumë ndryshe dhe situata vjen duke u përshkallëzuar. Shumë ndryshe është edhe për përmasat edhe për aksionin edhe për gjithçka tjetër. Në çdo protestë tjetër që do të vijë situata do të përshkallëzohet. Kjo protestë, filozofia e kësaj proteste është vazhdimësia dhe qëndresa.
Blendi Fevziu: A ka një aksion të dytë? A ka një plan B?
Klevis Balliu: Po ka plan B! Dua të bëj diçka të qartë që këto protesta siç janë do të vazhdojnë, por do të përshkallëzohen. Nuk ka diskutim që aksioni i opozitës do të shkojë edhe drejt finalizimit të vet duke marrë këtu edhe forma të tjera, siç është edhe qëndresa në bulevard, që është një opsion që nuk përjashtohet. Kjo është një protestë padiskutim e suksesshme në kuptimin mediatik. A e ka arritur qëllimin kjo? Për aq kohë sa nuk kemi një qeveri teknike do të thotë që nuk ia ka arritur qëllimit. Herës tjetër opozita vjen me një program dhe një plan tjetër aksioni ndaj qeverisë. Risi e kësaj proteste dhe i këtij aksioni është qëndrueshmëria. Suksesi i protestave dhe i aksionit të opozitës do të jetë vetëm nëse arrin te vazhdimësia dhe qëndresa e këtyre protestave që të korrin sukses. Dështimi i aksionit të opozitës nuk ka qenë prej protestave, ka qenë sepse ke ndaluar aksionin. Ky aksion nuk ndalon dhe ky aksion do të përshkallëzohet.
Blendi Fevziu: A është i mjaftueshëm?
Klevis Balliu: Për aq kohë sa qeveria qëndron do të thotë që nuk është i mjaftueshëm dhe herës tjetër do të duhet që të rritësh aksionin. Aksioni do të vijë duke u përshkallëzuar dhe jemi gati që ta finalizojmë qoftë me grevë në parlament, qoftë me qëndresë në bulevard. Nuk ka asnjë aksion që është i përjashtuar.

