SHQIPERIA

Skënder Hita për plumbat e gomës: Policia përdori mjetet e lejuara, do të verifikohen rastet e tejkalimit të kompetencave

Kosova.Today ·

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka komentuar incidentet e regjistruara gjatë protestës, përfshirë përdorimin e plumbave të gomës. Hita ka deklaruar se policia ka përdorur...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka komentuar incidentet e regjistruara gjatë protestës, përfshirë përdorimin e plumbave të gomës.

Hita ka deklaruar se policia ka përdorur vetëm mjetet dhe pajisjet e lejuara e të certifikuara, duke theksuar se ato janë përdorur në mënyrë të kufizuar.

Ai shtoi se efektivëve u janë dhënë udhëzime të qarta për respektimin e procedurave standarde, ndërsa paralajmëroi se do të vijojnë verifikimet në rastet kur dyshohet për tejkalim të kompetencave nga vetë efektivet.

“Polica ka përdorur gjithmonë mjetet dhe pajisjet policore të lejuara, të gjitha që janë përdorur, janë përdorur të kufizuara. Nga ne përdoren vetëm mjetet e përcaktuara si në të gjitha vendet e BE-së, dhe pajisjet e certifikuara për këtë qëllim.

Në këtë protestë të dhunshme nuk mendojmë që një grup i vogël që nuk përfaqësojnë gjithë protestuesit të qetë dhe paqësorë, të kryejnë këto veprime të dhunshme.

Unë dhe gjithë drejtuesit kemi dhënë detyra të qarta dhe të prera, që të gjitha mjetet dhe pajisjet policore përdoren në veprime sipas procedurave standarde dhe nëse kalohen kompetencat e veprimeve të punonjësve do vazhdojnë verifikimet”

The post Skënder Hita për plumbat e gomës: Policia përdori mjetet e lejuara, do të verifikohen rastet e tejkalimit të kompetencave appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

PD propozon 28 amendamente për buxhetin 2027: Lehtësohet kostoja e jetesës

25.11.2026

Erion Veliaj vs Edi Ramës: Kërcënimi i brendshëm që ndan PS

25.11.2026

Edi Rama në Bruksel: BE dhe Ballkani Perëndimor për forcimin e integrimit evropian

25.11.2026

Protesta e 28 Nëntorit: Berisha thirr për bashkimin e të gjithë kundër "rrezikut ekzistencial

25.11.2026