SHQIPERIA

Skepticizmi ndaj Shqipërisë, rrit rrezikun që vendet e Ballkanit t’i afrohen Rusisë dhe Kinës

Vendimi danez për të refuzuar fillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është kritikueshëm, pasi ndihmon në frenimin e zhvillimit deritashëm pozitiv të vendit. Në të njëjtën kohë rrit edhe rrezikun që vendet e Ballkanit perëndimor t’i afrohen Rusisë dhe Kinës.
Njoftimet negative nga Holanda, Danimarka dhe Franca në mbledhjen e Këshillit të Ministrave më 18 tetor, nuk erdhën plotësisht të papritura për qeverinë shqiptare dhe më shumë se 90 përqind të shqiptarëve që duan anëtarësimin në BE. Andaj në Shqipëri debati për shtyrjen e vendimit të BE-së deri në vitin 2020 është ende i qetë dhe mjaft optimist.
“Nuk ka hidhërim – e dimë që jo-ja nuk ka kryesisht të bëjë me ne, por më shumë me problemet e brendshme të jo- shteteve”
Shqiptarët me të drejtë i japin theks më shumë një po-je mbizotëruese nga pjesa tjetër e vendeve anëtare të BE-së, madje edhe po-së nga Mbretëria e Bashkuar. Andaj edhe diplomacia shqiptare po punon intensitet të lartë për të arritur një po deri n..

Loading...


Vendimi danez për të refuzuar fillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është kritikueshëm, pasi ndihmon në frenimin e zhvillimit deritashëm pozitiv të vendit. Në të njëjtën kohë rrit edhe rrezikun që vendet e Ballkanit perëndimor t’i afrohen Rusisë dhe Kinës.

Njoftimet negative nga Holanda, Danimarka dhe Franca në mbledhjen e Këshillit të Ministrave më 18 tetor, nuk erdhën plotësisht të papritura për qeverinë shqiptare dhe më shumë se 90 përqind të shqiptarëve që duan anëtarësimin në BE. Andaj në Shqipëri debati për shtyrjen e vendimit të BE-së deri në vitin 2020 është ende i qetë dhe mjaft optimist.

“Nuk ka hidhërim – e dimë që jo-ja nuk ka kryesisht të bëjë me ne, por më shumë me problemet e brendshme të jo- shteteve”

Shqiptarët me të drejtë i japin theks më shumë një po-je mbizotëruese nga pjesa tjetër e vendeve anëtare të BE-së, madje edhe po-së nga Mbretëria e Bashkuar. Andaj edhe diplomacia shqiptare po punon intensitet të lartë për të arritur një po deri në dhjetor ose të paktën në maj të 2020.

Vendimi negativ danez për të filluar negociatat për anëtarësimin, e qartë të premtuara Shqipërisë, që ironikisht janë të bazuara në kriteret e Kopenhagës (1993), nuk ka mbushur shumë në debatin danez – as para dhe as pas vendimit. Prandaj është mirë që ish kryeministri Anders Fogh Rasmussen na bën të njohur mbështetjen e tije për Komisionin dhe Parlamentin Evropian në kritikën e tyre shumë të qartë ndaj tre vendeve.

Më mirë drejt BE-së, sesa nga Kina dhe Rusia
Theks të veçantë në kritikën e tij, Anders Fogh Rasmussen vendos në aspektet politike të fuqive, domethënë balancën midis Evropës, Rusisë dhe Kinës. Argumenti është: Pse hezitoni të fusni Ballkanin Perëndimor në rrethin e BE, kur një dështim mund të tundë rajonin dhe të afroj atë drejt Kinës e ndoshta edhe Rusisë.

Ky rrezik nuk mund të përjashtohet, megjithëse vështirë të cilësohet se rreziku është më kërcënues për Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipëri, se sa për shembull Italinë.

Në Shqipëri ekziston edhe mendimi se jo-ja franceze ka të bëje me lidhjet tradicionale franceze me Serbinë, dhe prioritetin që Franca i jep interesave të Serbisë. Nëse është e ashtu – unë e lejoj veten të dyshoj – atëherë Franca po bën përpjekje për të vidhosur një zhvillim të ngjashëm me atë të kohës së para Luftës së Parë Botërore, kur Ballkani doli jashtë ekuilibrit, pjesërisht për shkak të rivaliteteve të fuqive evropiane.

Asnjë argument bindës
Jo shumë shqiptarë u besojnë argumenteve të Francës dhe Holandës. Një numër i vogël i azilkërkuesve shqiptarë, të cilët, për të dhënë theks, riatdhesohen në mënyrë të vazhdueshme, plotësojnë shumë pak imazhin e përgjithshëm të imigracionit francez, dhe theksimi i Hollandës për problemet e drogës nuk duken aq bindëse.

Lufta kundër prodhimit dhe trafikimit të drogave, kryesisht marihuanës, tani po zhvillohet në mënyrë të intensive duke përfshirë bashkëpunimin e ngushtë me Italinë. Dhe nisma e qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin në sektorin publik mund në fakt të jetë mësim edhe për disa vende anëtarë të BE-së.
Të bën të mendosh se këto informata ende nuk kanë arritur në tryezën e kryeministrisë daneze.
Shumica dërrmuese e shqiptarëve ndjehen si evropianë dhe duan të bëhen një pjesë e barabartë e BE-së. Kjo është e parë dhe vërtetuar sondazh pas sondazhit.
Prandaj, është për të ardhur keq nga njoftimi i qeverisë daneze që Shqipëria nuk duhet të pranohet në BE, por të arrijë një status të veçantë dhe të ngushtë me BE-në, që gjithashtu është jashtëzakonisht i pakuptimtë.

Braktisja daneze
Hapja e ambasadës daneze në vitin 1999 në Tiranë u cilësua si një sinjal i qartë politik nga Danimarka se politika daneze i jepte peshë të madhe procesit të reformës politike në demokracinë e atëhershme të brishtë e të preokupuar me krizën e Kosovës.

Gjatë viteve Danimarka kishte krijuar një imazh shumë pozitiv në Shqipëri. Kjo u arrit, ndër të tjerash, përmes një përpjekje të përkushtuar nga pothuajse të gjithë ambasadorët danez në Tiranë. Modeli shoqërisë daneze vlerësohet si model ideal nga shumë shqiptarë.

Prandaj, natyrisht, zhgënjimi nuk ishte i vogël kurë në vitin 2017 Danimarka mbylli ambasadën në Tiranë për të kursyer rreth tre milion korona në vit nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Vendimin për mbylljen e ambasadës nga shqiptarët u kuptua si një braktisje. Andaj mundë vijmë deri te ajo pikëpamje se Danimarka, që me këtë akt qartë sinjalizoi një interes në ulje për Shqipërinë, nuk mundë që arsyeshëm të ndërhynte në vendimin për të filluar ose jo negociatat për anëtarësimin në BE.
Qeveria gjermane para këshillit të ministrave të BE-së paraqiti një plan të detajuar për procesin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Plani i paraqitur ka të bëjë me vendosjen e kushteve në bisedimet shumëvjeçare. Aty kërkohet që në rrjedhën e bisedimeve, nga gjithsej 35 e ashtuquajtur kapituj negociues, të mos lëvizet nga kapitulli në kapitull pa u konstatuar se kushti paraprak është plotësuar në praktikë.

Atëherë shtrohet pyetja, cili është problemi?

Frenimi i zhvillimit pozitiv
Problemi është se qëndrimi negativ ndaj planit gjerman i tre vendeve po ngadalëson zhvillimin pozitiv ekonomik në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore. Përkundër përparimit të rëndësishëm ekonomik, të dy vendet ende luftojnë me një papunësi të konsiderueshme të të rinjve.

Mendoj se ky është problemi më i madh. Infrastruktura në Shqipëri tashmë është në vend, turizmi po rritet pothuajse në mënyrë shpërthyese, por në vend të mbiturizmit, Shqipëria ka nevojë për investime produktive. Mundësitë janë aty, por shumë investitorë të mundshëm janë ende në pritje për shkak të hezitimit të BE-së.

Si investitor, unë kam ndjekur zhvillimet në Shqipëri që nga viti 2004. Tashmë vendi nuk mundë të krahasohet me vitet e mëparshme dhe shumë projekte ambicioze janë në zhvillim e sipër. Kështu, BIG-ja daneze do të jetë përgjegjëse për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar të Shqipërisë në Tiranë.

Duhet vetëm një shtytje e vogël. Një po e bazuar në planin gjerman do të thotë që të dy vendet aplikuese do të jenë në gjendje të përshpejtojnë zhvillimin ekonomik dhe politik, dhe kështu të kontribuojnë në prosperitetin dhe paqen në Ballkan.

Një jo bazuar në paragjykime
Është e drejtë të theksohet se Shqipëria, si një anëtare i NATO-s, ashtu si Danimarka, jep një kontribut të rëndësishëm në punën dhe përpjekjet e NATO-s. Një jo e bazuar në paragjykime, ndoshta edhe nga aspekti religjioz, thjesht vonon dhe sigurisht nuk promovon zhvillimin e vazhdueshëm e të nevojshëm të bashkësisë evropiane.

Shqipëria ka përmbushur kërkesat e përcaktuara nga BE, dhe megjithëse politikat e jashtme janë cinike, në këtë rast tërheqja nga premtimet nuk ka arsyetim.

Kur diktatori Enver Hoxha vdiq në 1985, për të në Tiranë u ndërtua një muze që sot njihet si “Piramida”. Kjo ndërtesë interesante nga pikëpamja arkitektonike, tani do të shndërrohet në një vendtakim për krijues të ndryshëm, posaçërisht për të rinjtë shqiptare.

Shqiptaret janë ende duke i shkundur traumat e të kaluarës – që sigurisht nuk ishin të lehta – dhe kanë kthyer kokën nga BE, përfshirë edhe Danimarkën, shoqërinë ideale. Premtimet e dhëna duhet të jetësohen, si nga Shqipëria ashtu edhe Danimarka.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Skepticizmi ndaj Shqipërisë, rrit rrezikun që vendet e Ballkanit t’i afrohen Rusisë dhe Kinës Skepticizmi ndaj Shqipërisë, rrit rrezikun që vendet e Ballkanit t’i afrohen Rusisë dhe KinësRating: 5.0
To Top