“Sllovakia është Evropë, mjaft me Rusinë!”/ Mbështetësit e Ukrainës demonstrojnë kundër qeverisë së Ficos në Bratislavë
Me sloganin “Sllovakia është Evropë, mjaft me Rusinë”, mbështetësit sllovakë të Ukrainës demonstruan të premten në Bratislavë kundër kryeministrit Robert Fico. Tubimi para zyrave të qeverisë u organizua nga nisma qytetare “Paqe për Ukrainën”, e cila është pro dërgimit të armëve në Kiev. Protestuesit mbanin pankarta me slogane si “Tradhti” dhe “Ne jemi Evropa”. Organizatorët [...]Read More...

Me sloganin “Sllovakia është Evropë, mjaft me Rusinë”, mbështetësit sllovakë të Ukrainës demonstruan të premten në Bratislavë kundër kryeministrit Robert Fico.
Tubimi para zyrave të qeverisë u organizua nga nisma qytetare “Paqe për Ukrainën”, e cila është pro dërgimit të armëve në Kiev. Protestuesit mbanin pankarta me slogane si “Tradhti” dhe “Ne jemi Evropa”.
Organizatorët akuzuan kryeministrin dhe partnerët e tij të qeverisë për vendosjen e Sllovakisë në një kurs pro-rus. Ficho kohët e fundit u përplas me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për ndalimin e tranzitit të gazit nga Rusia në Sllovaki dhe vende të tjera evropiane.
Sllovakia, një vend anëtar i BE-së, është më i varur nga gazi rus sesa vendet e tjera evropiane./abcnews.al