SPORTI

Sonte sytë nga El Clasico – Barcelona dhe Real Madridi përballen në “Camp Nou”

Kosova.Today ·

Sonte është nata e El Clasicos. Barcelona dhe Real Madridi përballen në “Spotify Camp Nou”, në një nga ndeshjet më të shumëpritura të futbollit botëror. Takimi nis në orën 21:00 dhe zhvillohet në kuadër të xhiros së dhjetë të La Ligës. Ky është...

Sonte është nata e El Clasicos. Barcelona dhe Real Madridi përballen në “Spotify Camp Nou”, në një nga ndeshjet më të shumëpritura të futbollit botëror.

Takimi nis në orën 21:00 dhe zhvillohet në kuadër të xhiros së dhjetë të La Ligës. Ky është dueli i parë mes dy rivalëve në sezonin 2026/27.

Barcelona kërkon ta shfrytëzojë përparësinë e fushës dhe përkrahjen e tifozëve për të fituar përballjen e madhe, ndërsa Real Madridi synon të largohet nga Barcelona me tri pikë. Madrilenët vijnë me synimin për të regjistruar fitoren e pestë radhazi në të gjitha garat.

Përtej pikëve, në lojë është edhe prestigji: një tjetër kapitull i rivalitetit që ndan tifozët dhe mban të mbërthyer pas ekranit dashamirët e futbollit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Gruda shënon gol në Beograd ndaj Serbisë në debutimin e tij për Gjermaninë

14.11.2026

Shiroka Pula ndjek ndeshjen Kosovë-Izrael, falënderon futbollistët për angazhimin

14.11.2026

Zvicra barazon pa gola me Slloveninë dhe siguron vendin e parë në grup

14.11.2026

Pochettino mezi i mban lotët në konferencë, i dërgon mesazh lojtarëve të Unitedit pasi u konfirmua si trajner i tyre

13.11.2026