Sot mbledhja në selinë e PD, deputetët e Bardhit dhe Berishës bëhen bashkë

Gazment Bardhi dhe deputetët e grupimit që mbështesin Rithemelimin, do të rikthehen pas një kohë të gjatë në selinë blu. Ata do të zhvillojnë në selinë qëndrore të partisë mbledhjen e grupit parlamentar ditën e sotme në orën 15:00 dhe kjo konfirmohet përmes mesazhit që Bardhi u ka dërguar kolegëve demokratë. “Të nderuar kolegë, Nesër, […] The post Sot mbledhja në selinë e PD, deputetët e Bardhit dhe Berishës bëhen bashkë appeared first on Newsbomb Albania.

Sot mbledhja në selinë e PD, deputetët e Bardhit dhe Berishës bëhen bashkë

Gazment Bardhi dhe deputetët e grupimit që mbështesin Rithemelimin, do të rikthehen pas një kohë të gjatë në selinë blu.

Ata do të zhvillojnë në selinë qëndrore të partisë mbledhjen e grupit parlamentar ditën e sotme në orën 15:00 dhe kjo konfirmohet përmes mesazhit që Bardhi u ka dërguar kolegëve demokratë.

“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj!“, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje do të bashkohen grupet e deputetëve të demokratëve të Gazmend Bardhit dhe atyre të Sali Berishës, duke u konsideruar kështu si hapi i radhës drejt bashkimit.

Bardhi dhe deputetët e grupimit të tij nuk kanë qenë në selinë e PD-së që në kohën kur ajo zotërohej nga Lulzim Basha. Më pas, selia u mor nga grupimi i Sali Berishës.

Edhe pse prej disa muajsh, pjesa më e madhe e deputetëve të PD-së janë bashkuar, sërish ata i kanë bërë mbëledhjet në Kryesinë e Kuvendit.

Mbledhja e sotme në selinë blu është një sinjal edhe mes bashkimit të dy grupimeve të PD. Mbledhja në selinë blu vjen disa ditë pasi Bardhi mori pjesë në protestën poshtë banesës së kreut të partisë Sali Berisha.

The post Sot mbledhja në selinë e PD, deputetët e Bardhit dhe Berishës bëhen bashkë appeared first on Newsbomb Albania.