“Sot mora orët që pulsonin nga zemrat tuaja”, Alban Bushi dedikim prekës për dy prindërit që humbën jetën tragjikisht në Greqi
Një ditë më parë ish-ylli i kombëtares shqiptare, aktualisht trajner i Shpresave, Alban Bushi humbi dy prindërit në një aksident tragjik në Greqi. Ali dhe Bukurije Bushi vdiqën tragjikisht pasi makina e tyre u përplas “kokë më kokë” me një makinë me targa greke. Ditën e sotme Bushi ka bërë një postim prekës, ku duket... The post “Sot mora orët që pulsonin nga zemrat tuaja”, Alban Bushi dedikim prekës për dy prindërit që humbën jetën tragjikisht në Greqi appeared first on AfterParty.
Një ditë më parë ish-ylli i kombëtares shqiptare, aktualisht trajner i Shpresave, Alban Bushi humbi dy prindërit në një aksident tragjik në Greqi.
Ali dhe Bukurije Bushi vdiqën tragjikisht pasi makina e tyre u përplas “kokë më kokë” me një makinë me targa greke.
Ditën e sotme Bushi ka bërë një postim prekës, ku duket se lamtumira është shumë më e vështirë, edhe për nga mënyra se si ndodhi ngjarja.
Postimi i Bushit:
Mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën sesi ka ardhur. Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti. Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ka ndodhur. Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë. Sot dhimbshëm mora orat që kane punuar në pulsat e zemrave tuaja, aq me formë dhe vlerë në orë të pafundme pa formë që kur ai aksident me një përplasje ju hoqi fillin e jetës. Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej.
The post “Sot mora orët që pulsonin nga zemrat tuaja”, Alban Bushi dedikim prekës për dy prindërit që humbën jetën tragjikisht në Greqi appeared first on AfterParty.