SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve

Prej orës 10:30 në Kryesinë e Kuvendit po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për autorizim për arrestimin e numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku. Palët ende po diskutojnë aspektin procedural se si do të zhvillohet mbledhja. PD kërkon që mbledhja të jetë e hapur për publikun, […]

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve

Prej orës 10:30 në Kryesinë e Kuvendit po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për autorizim për arrestimin e numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku.

Palët ende po diskutojnë aspektin procedural se si do të zhvillohet mbledhja. PD kërkon që mbledhja të jetë e hapur për publikun, por PS kundërshton me argumentin se duhet ruajtur sekreti hetimor. Edhe vetë SPAK ka kërkuar mbledhje me dyer të mbyllura, kërkesë e artikuluar edhe në mbledhjen e sotme.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk është paraqitur në mbledhje, por ka dërguar avokatin Ardian Kalija. Në kohën kur po zhvillohej mbledhja, Balluku shkoi në kryeministri për mbledhjen e qeverisë.

Ndërkohë, SPAK përfaqësohet nga prokurori i çështjes Dritan Prençi, kreu i ri i SPAK Klodian Braho dhe prokurorja Dorina Bejko.