Spanja bllokon shitjen e municioneve drejt Izraelit
Spanja anuloi një kontratë për të blerë municion nga një firmë izraelite, duke zgjeruar zotimin spanjoll për të mos i shitur armë Izraelit, duke përfshirë edhe blerjet. Madridi tha se do të ndalonte shitjet e armëve për Izraelin në tetor 2023, kur filloi lufta e Izraelit në Gaza. “Qeveria spanjolle ruan angazhimin për të mos [...]Read More...
Spanja anuloi një kontratë për të blerë municion nga një firmë izraelite, duke zgjeruar zotimin spanjoll për të mos i shitur armë Izraelit, duke përfshirë edhe blerjet.
Madridi tha se do të ndalonte shitjet e armëve për Izraelin në tetor 2023, kur filloi lufta e Izraelit në Gaza.
“Qeveria spanjolle ruan angazhimin për të mos i shitur armë shtetit izraelit që kur shpërtheu konflikti i armatosur në territorin e Gazës”, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.
Radio Cadena SER raportoi më herët se forcat policore të Gardës Civile ranë dakord të blinte më shumë se 15 milionë fishekë 9 mm për 6.48 milionë dollarë (6 milionë euro) nga Guardian LTD Israel./abcnews.al