MAQEDONIA

Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Kosova.Today ·

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami duke reaguar ndaj debatit për përfaqësimin e shqiptarëve në Spitalin e Kumanovës ka thënë se BDI-ja, krahas këtij institucioni është dashur të përmendë edhe strukturën e punësimit në institucionet e...

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami duke reaguar ndaj debatit për përfaqësimin e shqiptarëve në Spitalin e Kumanovës ka thënë se BDI-ja, krahas këtij institucioni është dashur të përmendë edhe strukturën e punësimit në institucionet e tjera shëndetësore të qytetit.

Duke folur në emisionin “N’Dritë” në Alsat-M, Kasami përmendi Qendrën për Shëndet Publik në Kumanovë, ku sipas tij janë të punësuar 11 shqiptarë dhe vetëm një maqedonas, si dhe Shtëpinë e Shëndetit ku janë 28 shqiptarë dhe pesë maqedonas.

Ai theksoi se punësimet në këto institucione bëhen në bazë të marrëveshjeve politike, nevojave dhe mundësive momentale.

” ”
Sa i përket Spitalit të Kumanovës, Kasami tha se kjo çështje, sipas tij, po përdoret nga BDI-ja në debatet politike, ndërsa garantoi se në kuadër të marrëveshjes parashihet punësimi i 15 shqiptarëve.

“Sa i përket Spitalit të Kumanovës është një gjendje që e keqpërdor BDI-ja, por ne garantojmë shqiptarët se është pjesë e marrëveshjes që në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë që mund t’i plotësojnë kushtet në këtë fazë dhe të ruhet përfaqësimi adekuat”, deklaroi Kasami.

Në fund, ai theksoi se nëse merret parasysh struktura e përgjithshme e të punësuarve në sektorin e shëndetësisë në Kumanovë, sipas të dhënave që prezantoi, raporti është 80 me 55.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Paga deri në 40% më të larta për prokurorët – Saveski: “Kështu do ta ulim rrezikun e korrupsionit!”

12.11.2026

ASH: 60 punësime në Spitalin e Kumanovës, asnjë shqiptar!

11.11.2026

Musa: BDI-ja u largua nga seanca për Alta Bankën, shqiptarët meritojnë sqarime

11.11.2026

Tensionet në Kuvend, pas tri orësh asnjë deputet i opozitës nuk arriti të parashtrojë pyetje

12.11.2026