Stano për aksionin e djeshëm në veri: Kundër dialogut, ky veprim çon në tensione të reja
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se aksioni i Qeverisë së Kosovës ku janë mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri është kundër dialogut Kosovë – Serbi dhe se ky veprim çon në tensione të reja. Në një konferencë për media, Stano ka thënë se në këtë kohë në kuadër të dialogut […]
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se aksioni i Qeverisë së Kosovës ku janë mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri është kundër dialogut Kosovë – Serbi dhe se ky veprim çon në tensione të reja.
Në një konferencë për media, Stano ka thënë se në këtë kohë në kuadër të dialogut po shohin më shumë veprime të pakoordinuara dhe të njëanshme nga qeveria e Kosovës.
“Por të gjitha çështjet që listuar, janë çështje ku Kosova ka probleme. Fakti që BE-ja vendosi masa kundër Kosovës vitin e kaluar, është reflektim i hapave që quan në eskalim. Tani po shohim më shumë hapa të njëanshëm, veprime të pakoordinuara. Kjo nuk është në fakt shtensionim, kjo qon në tensione të reja. Dhe kjo duhet të kuptohet mirë nga ata që marrin vendime në Prishtinë”, ka deklaruar Stano.
Sipas Stanos, ky veprim është kundër dialogut dhe një tjetër shembull i “veprimeve të njëanshme nga qeveria Kurti”.
“E konsiderojmë si hap të njëaanshëm dhe të pakoordinuar pikërisht për arsyet që i listuam në deklaratën e lëshuar mbrëmë. Palët, Kosova e Serbia, kanë arritur një marrëveshje në vitin 2013 për telekomunikim, ku thuhet se shërbimet postare do të diskutoheshin në faza të mëvonme. Që nënkupton se kishte dialog të përfshirë në zgjidhjen e këtyre çështjeve. Për fat të keq, ajo që bëri qeveria e Kosovës dhe autoritetet atje gjatë ditës së djeshme, ishte absolutisht e pa koordinuar dhe do të ketë pasoja negative për njerëzit në veri të Kosovës, dhe është një shkelje e marrëveshjes së dialogut, për çka edhe lëshuam edhe deklaratën dhe ishim shumë të qartë. Kjo është kundër dialogut, dhe një tjetër shembull i veprimeve të njëanshme e të pakoordinuara të administratës së Kurtit”, ka vijuar Stano.
Policia e Kosovës më 5 gusht i ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri, përmes një aksioni të nisur më herët gjatë ditës.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani kishte thënë se aksioni ka nisur pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).
Me këtë veprim janë shprehur të zhgënjyer ndërkombëtarët, me ç’rast, Qeveria amerikane ka thënë se është thellësisht e zhgënjyer me ato që i ka cilësuar “veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës” kundër degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk