JETA

Stresi i vë benzinë flakës, i “mëson” studentët si të përgatiten për protestë

Kosova.Today ·

Stresi ndoshta mund të ketë kontribuar në mesin e situatës së tensionuar në Tiranë. Reperi i njohur, përkrahës i Partisë Demokratike të Sali Berishës, ka publikuar fotografinë e disa shisheve të mbushura me benzinë, të lidhura për mjete piroteknike,...

Stresi ndoshta mund të ketë kontribuar në mesin e situatës së tensionuar në Tiranë.

Reperi i njohur, përkrahës i Partisë Demokratike të Sali Berishës, ka publikuar fotografinë e disa shisheve të mbushura me benzinë, të lidhura për mjete piroteknike, shkruan IndeksOnline.

Krahas fotografisë, Stresi ka shkruar se kjo është forma e vetme për të zmbrapsur policinë.

“Vetëm me këto i zbrapsni policët, e makinat, e çdo gjë. Jua garantoj 100%” shkroi Stresi.

Qysh dje, situata në Tiranë është tensionuar, me shumë protestues që kanë sulmuar me koktejë molotovi Bashkinë e Tiranës dhe tregun te Pazari i Ri.

Dhjetëra protestues janë shoqëruar në komisariat, teksa plot të tjerë kanë përfunduar në emergjencë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rita Ora si shkencëtare në "The Signalers" - Film fantastiko-shkencor me Tom Hopper

20.11.2026

Java katërditore e punës: Shëndet, produktivitet dhe mungesa më pak në Zvicër

22.11.2026

Promovohen 4 libra shqiptarë në Vjenë: Kultura shqipe në mërgatë

20.11.2026

Elefantët vrasin turistin zviceran në Kamerun: Tragjedia në Parkun Kombëtar

21.11.2026