SHQIPERIA

Studimi: Konsumi i rregullt i kafes ndikon në funksionimin e sistemit tretës

Kosova.Today ·

Konsumimi i rregullt i kafesë mund të ndikojë në funksionimin e sistemit tretës, duke nxitur lëvizjet e zorrëve dhe duke ndikuar në përbërjen e baktereve të tyre. Ky është rezultati i një studimi të Universitetit të Kopenhagës. Në studim...

Konsumimi i rregullt i kafesë mund të ndikojë në funksionimin e sistemit tretës, duke nxitur lëvizjet e zorrëve dhe duke ndikuar në përbërjen e baktereve të tyre. Ky është rezultati i një studimi të Universitetit të Kopenhagës.

Në studim morën pjesë 61 të rritur të shëndetshëm në Danimarkë. Studiuesit përdorën një kapsulë të vogël elektronike, të cilën pjesëmarrësit e gëlltitën për të monitoruar proceset në aparatin tretës.

Rezultatet treguan se personat që konsumonin nga 1 deri në 5 filxhanë kafe në ditë kishin një diversitet më të madh të mikroorganizmave në zorrë. Gjithashtu, ata paraqisnin aciditet më të ulët në zorrën e hollë dhe më shumë kontraktime të kolonit, lëvizje që ndihmojnë në kalimin e mbetjeve dhe mund të parandalojnë kapsllëkun.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se nuk është provuar ende se kafeja është shkaku i drejtpërdrejtë i këtyre ndryshimeve. Nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar ndikimin e saj në shëndetin e sistemit tretës.

The post Studimi: Konsumi i rregullt i kafes ndikon në funksionimin e sistemit tretës appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Kam të dhëna për 1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive; jepni dorëheqjen para publikimit”, Majko porosi bashkëpartiakëve

15.11.2026

Mjegulla përfshin Juglindjen, vështirësi në qarkullimin rrugor në disa akse nacionale

15.11.2026

Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

14.11.2026

Incident gjatë protestës, dy protestues tentojnë të thyejnë me shtyllë hekuri derën e Kryesisë së Kuvendit (VIDEO)

14.11.2026