MAQEDONIA

Sulejmani: Rritet interesimi për arsimin profesional, këtë vit mbi 10.800 nxënës të regjistruar

Kosova.Today ·

Interesimi i nxënësve për arsimin e mesëm profesional këtë vit ka shënuar rritje të dukshme, duke tejkaluar interesimin për arsimin gjimnazist Kështu deklaroi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani në emisionin “Pas numrave”...

Interesimi i nxënësve për arsimin e mesëm profesional këtë vit ka shënuar rritje të dukshme, duke tejkaluar interesimin për arsimin gjimnazist

Kështu deklaroi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani në emisionin “Pas numrave” në TVM2, duke bërë të ditur se rreth 10.800 nxënës janë regjistruar këtë vit në shkollat e mesme profesionale.

“Ky është një sinjal i mirë”, tha Sulejmani, duke theksuar se orientimi i nxënësve drejt profesioneve po lidhet gjithnjë e më shumë me nevojat reale të tregut të punës.Sipas tij, Ministria e Arsimit gjatë viteve të fundit, para hapjes së konkurseve dhe paraleleve të reja, zhvillon analiza të tregut të punës për të përshtatur profilet arsimore me kërkesën për kuadro.

“Viteve të fundit, konkurset që i hapim për nxënësit e arsimit të mesëm, bëjmë hapjen e paraleleve pas një studimi dhe analize të tregut të punës”, deklaroi Sulejmani.

Rritja e interesimit për arsimin profesional, sipas tij, madje shihet si një hap pozitiv drejt përgatitjes së të rinjve me aftësi dhe profesione që kërkohen drejtpërdrejt në tregun e punës.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Qoku: Alta Banka dhe Soravia janë interesa të liderit suprem, jo të BDI-së

15.11.2026

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima dhe pesë të plagosur, mes viktimave edhe 34-vjeçarja nga Tetova

14.11.2026

BDI: Kopilin tuaj s’mund ta lini në derë të huaj!

15.11.2026

OSBE vlerëson përparimin e reformave në drejtësi të ministrit Shasivari (DOKUMENT)

15.11.2026