KOSOVA

Sulmi rus vret 21 persona, Ukraina thotë se ka nevojë për më shumë interceptorë raketash

Kosova.Today ·

Rusia ka sulmuar Ukrainën me raketa balistike dhe dronë, duke vrarë të paktën 21 persona, ndërsa Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se raketat interceptuese “mund të kishin shpëtuar jetë”. Kievi dhe rajoni përreth përjetuan sulmet...

Rusia ka sulmuar Ukrainën me raketa balistike dhe dronë, duke vrarë të paktën 21 persona, ndërsa Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se raketat interceptuese “mund të kishin shpëtuar jetë”.

Kievi dhe rajoni përreth përjetuan sulmet më vdekjeprurëse që kishin parë këtë vit gjatë natës, me 17 persona të raportuar të vdekur, shkruan BBC,

Sulmet në Kharkiv dhe Donetsk vranë gjithashtu një dhe tre persona përkatësisht.

Ukraina e cila vazhdimisht u ka kërkuar aleatëve të përdorin më shumë raketa interceptuese Patriot të prodhuara në SHBA për t’u mbrojtur nga balistikat ruse, nuk ka raportuar të ketë interceptuar asnjë nga raketat në sulmin e natës.

Zelensky shtoi se vonesat në marrjen e sistemeve antibalistike nga partnerët çojnë në “viktima dhe shkatërrime të tmerrshme”.

Presidenti më vonë tha se furnizimi me interceptorë nga aleatët ishte “reduktuar ndjeshëm” këtë vit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Operacioni “Heshtja”, arrestohet ish-ministri i njohur i Kosovës (FOTO)

15.11.2026

Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija, dyshohet për trafikim të kok’ainës

15.11.2026

Vdes një grua 43 vjeçare në Pejë, Spitali rajonal jep detaje për rastin

14.11.2026

Komandanti i KFOR-it shkon për herë të dytë në Beograd brenda një muaji – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?

14.11.2026