Suspendohet zyrtari policor nga Graçanica pasi ushtroi dhunë në familje
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) bën të ditur se e ka arrestuar të martën një zyrtar policor nën dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”. Në njoftimin e IPK-së thuhet se informacioni u pranua nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Graçanicë ka kryer veprën penale

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) bën të ditur se e ka arrestuar të martën një zyrtar policor nën dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.
Në njoftimin e IPK-së thuhet se informacioni u pranua nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Graçanicë ka kryer veprën penale dhunë në familje.
“Rasti është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e pasdites në Graçanicë. Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Tutje, shtohet se lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.
Në raportin 24-orësh të policisë është raportuar për një rast të dhunës në familje, ku thuhet një burrë e sulmoi fizikisht gruan e tij në Graqanicë, rreth orës 15:35 pranuar tretman mjekësor.