Sveçla për aksionin “Heshtja”: Lufta kundër grupeve kriminale do të jetë e pandalshme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar në lidhje me operacionin e kodurar “Heshtja” që ka realizuar Policia e Kosovës bashkë me AKI-në dhe Prokurorinë. Ai e ka mirëpritur këtë aksion që ka rezultuar me goditjen e grupit...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar në lidhje me operacionin e kodurar “Heshtja” që ka realizuar Policia e Kosovës bashkë me AKI-në dhe Prokurorinë.
Ai e ka mirëpritur këtë aksion që ka rezultuar me goditjen e grupit të organizuar kriminal që mirrej me trafikimin dhe shpërndarjen e kokainës në rajonin e Prishtinës.
“Operacioni i koduar “Heshtja”, përmes të cilit u arrestuan gjashtë persona të dyshuar dhe u sekuestruan rreth 1.6 kilogramë kokainë, substanca të tjera narkotike, përfshirë marihuanë dhe ekstazi, si dhe asete në vlerë të përgjithshme prej rreth 301 mijë eurosh, dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe hetimeve profesionale në luftimin e krimit të organizuar. Beteja jonë përballë kësaj dukurie, e cila prek të gjithë shoqërinë tonë e veçanërisht të rinjtë, është e vazhdueshme, e pandalshme dhe e pakompromis”, ka shkruar Sveçla.
Ai ka thënë se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbështesin dhe fuqizojnë veprimet e institucioneve të sigurisë dhe zbatimit të ligjit, me qëllimin për të goditur grupet kriminale në çdo nivel të organizimit të tyre.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.