SHQIPERIA

Rama: Synuam të provokonin policinë për një tjetër “21 Janar”, kush rri aty me ata në protestë nuk do paqen

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama deklaroi se protestat e dhunshme kishin për qëllim të provokonin Policinë e Shtetit për të krijuar një situatë të ngjashme me ngjarjet e 21 Janarit. Ai pretendoi gjithashtu se ishte neutralizuar një sulm me dron të pajisur...

Kryeministri Edi Rama deklaroi se protestat e dhunshme kishin për qëllim të provokonin Policinë e Shtetit për të krijuar një situatë të ngjashme me ngjarjet e 21 Janarit. Ai pretendoi gjithashtu se ishte neutralizuar një sulm me dron të pajisur me eksploziv, që synonte Kryeministrinë.

“Donin të provokonin një tjetër 21 Janar, për të provokuar policinë, duke, larg qoftë, krijuar një situatë simetrike me 21 Janarin”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se institucionet kishin qenë të vetëdijshme për rrezikun e përshkallëzimit të situatës.

“Kemi qenë shumë të vetëdijshëm. Kemi neutralizuar edhe një sulm me dron me eksploziv ndaj Kryeministrisë. Me këtë vetëdije ka qenë një vijë e kuqe shumë e qartë për të gjithë”, deklaroi ai.

Duke iu referuar protestuesve që mbulonin fytyrën, Rama tha se, pavarësisht veprimeve të tyre, ata mbeten fëmijë të këtij vendi.

“Edhe ata që janë me kapuç janë fëmijët e këtij vendi. Janë të verbër, janë të manipuluar, janë të braktisur, ndoshta ndonjëri edhe nga vetë familja e vet, por janë fëmijët e këtij vendi”, u shpreh kryeministri.

Rama kundërshtoi kritikat për përdorim disproporcional të forcës nga Policia e Shtetit, duke përmendur si krahasim raportet e ndërhyrjes policore në Francë dhe Itali.

“Dhe është e frikshme të shikosh se si nëpër ekrane njerëz që marrin përsipër të përfaqësojnë opinionin publik, akuzojnë Policinë e Shtetit për dhunë disproporcionale. Në Francë raporti është 1 me 2.5, në Itali raporti është 1 me 2”, tha ai.

Kryeministri iu drejtua edhe personave që pretendojnë se marrin pjesë në protesta paqësore, duke u kërkuar të mos qëndrojnë pranë grupeve të dhunshme.

“Kush ankohet se ishte aty për paqe, duhet ta dijë se nuk duhet t’u shkojë nga mbrapa. Se policia nuk futet në turmë për të bërë balet, por për të goditur ata që e godasin. Kush rri rreth tyre është me ata dhe jo me paqen dhe me protestën e qetë”, deklaroi Rama.

The post Rama: Synuam të provokonin policinë për një tjetër “21 Janar”, kush rri aty me ata në protestë nuk do paqen appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Situata pas reshjeve në qarkun e Shkodrës, probleme me qarkullimin në Shalë dhe Kamicë

14.11.2026

Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

14.11.2026

Shpërthimi me eksploziv në automjetin e një gruaje në Elbasan, arrestohen edhe dy personat e tjerë që ishin në kërkim

14.11.2026

Goditet një rast i shitjes së drogës në Durrës, arrestohet 35-vjeçari! Policia i gjen kanabis edhe në banesë

13.11.2026