SHQIPERIA

Tabaku reagon pas protestës në Tiranë: Ky është sistemi; i dobët me të fortët, i fortë me të dobëtit!

Kosova.Today ·

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet një protestues i ri, i lidhur nga policia pranë një dere. Tabaku deklaron se e ka takuar...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet një protestues i ri, i lidhur nga policia pranë një dere. Tabaku deklaron se e ka takuar të riun, të identifikuar si Kevini, në spital, ndërsa e cilëson trajtimin e tij si çnjerëzor.

Në reagimin e saj, deputetja shprehet se në trupin e të riut kishte shenja të dukshme të asaj që ajo e konsideron trajtim çnjerëzor, duke dënuar mënyrën se si, sipas saj, është trajtuar protestuesi.

“Kevinin e takova sonte në spital, me shenjat e dukshme të një trajtimi çnjerëzor, një pjesë të të cilit e shihni në këtë video.

Rinia sot shpreh me zë dhe me protestë atë që ndjen shumica e heshtur e shqiptarëve: neverinë ndaj një sistemi të kalbur, që nuk ka më as moral dhe as vlera për të qeverisur. Mllefin ndaj një sistemi të ngritur për t’i shërbyer pakicës, ndërsa shumica shpërfillet dhe dhunohet barbarisht!

Ky është sistemi: i dobët me të fortët, i fortë me të dobëtit!

Ka vetëm një rrugë: përballje me këtë sistem dhe rrëzim të tij përmes protestës dhe bashkimit qytetar. Për një qeveri të qytetarëve dhe për qytetarët”, shkruan Tabaku.

The post Tabaku reagon pas protestës në Tiranë: Ky është sistemi; i dobët me të fortët, i fortë me të dobëtit! appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Atentati në Fier: 4 armë me silenciator, makinë vjedhje nga Suedi dhe pista e hakmarrjes

25.11.2026

Tirana 2026: Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, agjenda e plotë

24.11.2026

Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë për armë në makinë

26.11.2026

Marta Kos në Tiranë: Takime me Ramën dhe institucione për integrimin e Shqipërisë në BE

25.11.2026