BOTA

Pse tabelat orientuese në autostrada janë të gjelbra në disa shtete dhe blu në të tjera?

Kosova.Today ·

Kur udhëtoni me makinë nëpër Evropë, mund të vëreni se tabelat orientuese në autostrada nuk kanë të njëjtën ngjyrë në të gjitha shtetet. Në Kosovë, Zvicër, Itali dhe Suedi ato janë të gjelbra, ndërsa në Gjermani, Francë dhe Austri janë të...

Kur udhëtoni me makinë nëpër Evropë, mund të vëreni se tabelat orientuese në autostrada nuk kanë të njëjtën ngjyrë në të gjitha shtetet. Në Kosovë, Zvicër, Itali dhe Suedi ato janë të gjelbra, ndërsa në Gjermani, Francë dhe Austri janë të kaltra.

Arsyeja qëndron te rregullat ndërkombëtare të komunikacionit, të cilat lejojnë përdorimin e të dyja ngjyrave.

Ngjyrat e tabelave orientuese në autostrada rregullohen nga Konventa e Vjenës për Shenjat dhe Sinjalizimin Rrugor, e miratuar në vitin 1968 nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.

Qëllimi i kësaj konvente është harmonizimi i sinjalistikës rrugore ndërmjet shteteve, në mënyrë që shoferët t’i njohin më lehtë shenjat dhe ta kuptojnë kuptimin e tyre, pavarësisht se në cilin shtet ndodhen.

Konventa përcakton se tabelat orientuese në autostrada mund të kenë sfond të gjelbër ose blu, me mbishkrime të bardha. Pra, shtetet kanë të drejtë të zgjedhin njërën nga këto dy ngjyra, por duhet ta zbatojnë sistemin në mënyrë të njëtrajtshme.

Cilat shtete përdorin tabelat blu dhe cilat ato të gjelbra?

Tabelat blu përdoren në Gjermani, Francë, Austri, Norvegji, Spanjë dhe Portugali.

Ndërkaq, tabelat e gjelbra përdoren në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Zvicër, Itali, Suedi, Finlandë, Bullgari dhe vende të tjera.

Prandaj, dallimet në ngjyrat e tabelave nuk nënkuptojnë se disa shtete nuk i respektojnë standardet ndërkombëtare. Përkundrazi, të dyja alternativat janë të parapara me Konventën e Vjenës.

The post Pse tabelat orientuese në autostrada janë të gjelbra në disa shtete dhe blu në të tjera? appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kush po kërcënon me bomba aeroportet evropiane ?

07.11.2026

Obama pas fitores së demokratëve: Të përveshim mëngët dhe të parandalojmë dëme të mëtejshme

04.11.2026

Sateliti i NASA-s pritet të bjerë në Tokë më 4 nëntor, ja cilat zona mund të goditen nga mbetjet

04.11.2026

Çfarë i lejohet ende të bëjë presidenti Trump?

04.11.2026