JETA

Tahiri: Ligji për Dhomat e Specializuara duhet të vijë menjëherë në lexim të dytë

Kosova.Today ·

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kërkuar që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të rikthehet menjëherë...

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kërkuar që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të rikthehet menjëherë në Kuvend për shqyrtim të dytë, raporton Ekonomia Online.

Tahiri ka kritikuar shumicën parlamentare, duke pyetur se çfarë po pret për të proceduar më tej me këtë ligj, ndërsa ka paralajmëruar për rrezikun e përshkallëzimit të situatës.

“Ju ishit dëshmitarë që 22 pika e rendit të ditës të një seance me 40 nënshkrime, me shmangie kaluan u miratuan u miratua edhe ligji në lexim të parë i dhomës së specializuar dhe zyrës së prokurorit special. Pyetja është: çka po presim? Në fakt, çka është duke pritur shumica, VV-ja dhe çka është çka pret? Pse nuk e sjell ligjin? Çfarë duhet të ndodhë më shumë se, shihni, çka është duke ndodhur rreth e rreth Kuvendit të Republikës së Kosovës, kalojë ligjin në lexim të parë me miratim dhe mbështetje të lëvizjeve vendosëse, të Partisë Demokratike si sponzorues, të Aleancës, të pakicave? Çka po presim? A janë duke pritur me ndodhë ndonjë incident më i madh? Çka? Aleanca e fton urgjentisht VV dhe të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të kthehen në sallë të sjellin ligjin në lexim të dytë, rregullorja e punës, parasheh që me u kryer në lexim të dytë zotimet publike-politike janë dhënë, atëherë çka presim? A po presim dhunë? A po presim përshkallëzim? Apo çka? Shkurt edhe shqip: ligji duhet të vjen menjëherë. Nuk ka asnjë arsyetim pse mos të vije ligji”, tha ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tregu i Krishtlindjeve në St. Gallen largon dy atraksione tradicionale për fëmijë

12.11.2026

Aksion i madh kundër trafikut të drogës në Zvicër, arrestohen 41 persona

12.11.2026

Rreth 11 mijë e 500 banorë të regjionit të Bazelit e kanë shqipen gjuhën e tyre të parë

15.11.2026

“The Kosova Original Music Tour” vjen për herë të parë në Zvicër

12.11.2026