Tahiri për votat në Vushtrri: Mirëpres hetimin e prokurorisë – Nuk kam të bëj asgjë, drejtësia do të triumfojë

Xhafer Tahiri, kandidat i LDK-së për deputet, thotë se pretendimet se ka manipuluar në vota janë të pavërteta. Ai e mirëpret hetimin e prokurorisë, ndërsa shton se nuk ka të bëjë asgjë me këtë situatë, dhe se drejtësia do të triumfojë. Postimi i plotë i Tahirit: REAGIM Drejtësia do të triumfoj. Lidhur me procesin e

Tahiri për votat në Vushtrri: Mirëpres hetimin e prokurorisë – Nuk kam të bëj asgjë, drejtësia do të triumfojë

Xhafer Tahiri, kandidat i LDK-së për deputet, thotë se pretendimet se ka manipuluar në vota janë të pavërteta.

Ai e mirëpret hetimin e prokurorisë, ndërsa shton se nuk ka të bëjë asgjë me këtë situatë, dhe se drejtësia do të triumfojë.

Postimi i plotë i Tahirit:

REAGIM

Drejtësia do të triumfoj.

Lidhur me procesin e numërimit në QKN, kemi shprehur vërejtjet tona me kohë. E mirëpres hetimin e prokurorisë.

Lidhur me lajmet që përmendin emrin tim, unë e përsërisë, nuk kam të bëjë me to dhe nuk ka asgjë të vertetë në to. Këtë do ta vërtetoj drejtësia me kohë.

Sipas ligjit të KQZ, në cdo tavolinë numërimi kanë qenë 4-5 komisioner të KQZ e vëzhgues të çdo partie politike. Krejt komisionerët bashkë sipas rregullave të KQZ i kanë nënshkruar formularët e numërimit të votave. E krejt procesi ka qenë në vëzhgim të kamerave.

Pra durim, e vërteta gjithmonë triumfon.

A po besoni që 5 komisionerë: të LDK, VV, PDK e AAK e NISMA pra të partive të ndryshme politike janë ba bashkë me i ndihmu një kandidati të LDK-së a?

Sulmeve politike dhe akuzave të pa bazë nuk i përgjigjem, kemi punë për rikthimin e LDK

LDK në Vushtrri është rritur mbi 1400 vota, e pamjaftueshme pë fitore por megjithatë në rrugën e duhur të kthimit.

Faleminderit secilit aktivist e qytetarë për këtë mbështetje.

I juaji

Xhafer Tahiri.