SHQIPERIA

Demo në takimin ndërkombëtar në Itali: Parandalimi i varësive dhe rehabilitimi, përgjegjësi e përbashkët

Kosova.Today ·

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, mori pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë për Parandalimin e Varësive dhe Rehabilitimin, në San Patrignano të Italisë, ku ishte e pranishme edhe Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni,...

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, mori pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë për Parandalimin e Varësive dhe Rehabilitimin, në San Patrignano të Italisë, ku ishte e pranishme edhe Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e homologë nga vende evropiane.

Përmes një njoftimi për mediat të zyrës së shtypit të Ministrisë së Brendshme bëhet me dije se në “fokus të takimit ishte rëndësia e një qasjeje të gjithanshme në luftën kundër drogës, e cila ndërthur sigurinë dhe zbatimin e ligjit me parandalimin e varësive, mbrojtjen e të rinjve dhe mbështetjen për rehabilitimin e riintegrimin në shoqëri të personave që përballen me varësinë”.

“Parandalimi, rehabilitimi dhe riintegrimi përbëjnë elemente thelbësore të një strategjie afatgjatë, me në qendër mbrojtjen e të rinjve dhe krijimin e mundësive konkrete për një jetë të shëndetshme e të sigurt”, thekson Demo, në një postim në rrjetet sociale.

The post Demo në takimin ndërkombëtar në Itali: Parandalimi i varësive dhe rehabilitimi, përgjegjësi e përbashkët appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga votimi i detyrueshëm te listat e hapura për këshilltarët bashkiakë, Berisha prezanton qëndrimet e PD-së për Reformën Zgjedhore

13.11.2026

Rama zbret nga Dublini në Tiranë! Mbledh Asamblenë e PS në Gjirin e Lalëzit, nga kryeqyteti, lëvizjet në qeveri, zgjedhjet dhe protestat! Çfarë pritet

14.11.2026

Diabeti, sëmundja e heshtur që prek mijëra shqiptarë, mjekët apelojnë për kontrolle në kohë

13.11.2026

Rama për deklaratat e Veliajt: Nuk janë të vërteta bisedat e pretenduara me ministrin Gogu

14.11.2026