KOSOVA

Pas takimit me Abdixhikun, Kurti: LDK-ja ka vullnet që vendi të bëhet me president pa shkuar në zgjedhje

Kosova.Today ·

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për media pas takimit me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku. “Takimi shkoi në atmosferë konstruktive dhe e pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’ia sjellim një president të ri që nuk ka nevojë për...

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për media pas takimit me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku.

“Takimi shkoi në atmosferë konstruktive dhe e pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’ia sjellim një president të ri që nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, që duhet të sigurojmë funksionim demokratik të shtetit dhe që për këtë duhet të ndërtojmë mirëbesim”, tha Kurti pas takimit.

Kurti deklaroi se me Abdixhikun ka folur për çështjen e presidentit.

“Ky takim ishte ekskluzivisht për figurën presidenciale. Kriteret, parimet, rrethanat në të cilën ndodhemi, çfarë figurash me cilat kontribute dhe merita. Duam president ose presidente meritore, kushtetuese, që reflekton vlerat e shoqërisë tonë”, tha ai.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Hoti: Kam përshtypjen që në kabinetin e Kurtit kryejnë ndonjë trajnim për të mashtruar publikun

15.11.2026

Kosova nuk është koletaral i Hagës!

15.11.2026

SHBA ndaloi të gjitha fluturimet, masa e rrallë rikthen kujtimet e 11 Shtatorit – krejt çka dihet

14.11.2026

Një person gjendet pa shenja jete në Prizren

15.11.2026