Taravari vazhdon me emërimin e u.d drejtorëve, 11 drejtues të rinj në institucionet shëndetësore
Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, ka emëruar ditëve të kaluara njëmbëdhjetë u.d drejtorë të rinj në disa institucionet shëndetësore publike, transmeton Portalb.mk. Qendra për Shëndet Publik Shkup – Muamet Demiri Spitali klinik i Shtipit – Vladko Zahariev Spitali i Përgjithshëm i Kërçovës – Maja Cvetanovska Trajkovska Spitali i Përgjithshëm i Strugës – Vladimir Bunçevski Spitali […]
Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, ka emëruar ditëve të kaluara njëmbëdhjetë u.d drejtorë të rinj në disa institucionet shëndetësore publike, transmeton Portalb.mk.
Qendra për Shëndet Publik Shkup – Muamet Demiri Spitali klinik i Shtipit – Vladko Zahariev Spitali i Përgjithshëm i Kërçovës – Maja Cvetanovska Trajkovska Spitali i Përgjithshëm i Strugës – Vladimir Bunçevski Spitali i përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar Dibër – Sevdije Koxha Qendra Shëndetësore Strugë – Arben Labenishta Spitali Psikiatrik Demir Hisar – Zhan Lozanovski Qendra për Shëndet Publik Kumanovë – Herolind Sakipi Spitali i specializuar për parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve kronike të frymëmarrjes jospecifike dhe alergjike – Oteshevë Bllagoja Kitanovski Klinika Universitare për urologji – Bashkim ShabaniTaravari, deri tani ka emëruar ushtrues detyre drejtorë mjekësorë edhe në 39 institucione të tjera shëndetësore publike.
Më 5 korrik, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari kur emëroi 12 u.d drejtorë të rinj mjekësorë, ra në sy fakti se në mesin e tyre nuk figuronte asnjë shqiptar.
LEXO: Taravari emëroi drejtorë të rinj të klinikave, asnjë shqiptar në mesin e tyreLidhur me këto emërime, reagoi opozita shqiptare.
“Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot emëroi 11 ud drejtorë në klinika dhe institute universitare. Prej tyre 10 janë maqedonas, 1 turk dhe asnjë shqiptar. Vasaliteti s’vlen, ai ka çmim të shtrejnt!”, shkroi Ilire Dauti nga ASh (krahu i Ziadin Selës).
Nga ana tjetër, përfaqësues të pushtetit u lavdëruan me këto emërime, duke i bashkëngjitur postimeve edhe flamurin shqiptar, pavarësisht se nuk kishte asnjë emër shqip.
Në seancën e 2 korrikut të qeverisë, qeveria mori vendim për shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë në institucionet publike shëndetësore, përkatësisht ekzistimin e dy pozitave drejtuese – drejtorit organizativ dhe mjekësor, të cilat ishin të pranishme në qendrat shëndetësore me mbi 1000 punonjës, qendrat klinike universitare, klinikat universitare, spitalet klinike dhe institutet.
LEXO: Ministri Taravari emëroi ushtrues detyre në 14 institucione shëndetësore LEXO: Qeveria e RMV-së hoqi funksionin “drejtorë ekonomikë” të spitaleve
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk