KOSOVA

S’ka çmim tavan e as heqje të akcizës, vazhdon furnizimi me naftë me çmime të larta

Kosova.Today ·

Kosovarët po vazhdojnë të përballen me çmime të larta. Madje inflacioni është rritur aq shumë saqë çmimet në vendin tonë nga viti 2021 deri tani janë bërë të papërballueshme. Krahasuar këtu me pagat të cilat marrin qytetarët, vështirësi...

Kosovarët po vazhdojnë të përballen me çmime të larta.

Madje inflacioni është rritur aq shumë saqë çmimet në vendin tonë nga viti 2021 deri tani janë bërë të papërballueshme.

Krahasuar këtu me pagat të cilat marrin qytetarët, vështirësi haset thuajse në sigurimin e çdo gjëje.

Por problem del edhe furnizimi me derivate, si shkak i çmimeve të larta.

Edhe sot në vendin tonë çmimi i naftës është 1.78 cent për litër, ndërsa çmimi për benzinë është 1.43 cent, transmeton lajmi.net.

Edhe pse parashihej që nëse nuk ulet çmimi të vendoset çmimi tavan nga Ministria, kjo gjë nuk u bë.

Madje nga Qeveria nuk pajtohen as të largojnë akcizën, as të vendosin çmimin tavan.

Në një përgjigje për lajmi.net, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditur se ka intensifikuar mbikëqyrjen e tregut të derivateve përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), me qëllim që ulja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare të reflektohet edhe te konsumatorët në Kosovë.

Sipas MINTI-t, gjatë dy ditëve të fundit janë shtuar aktivitetet inspektuese, ndërsa ministria është në komunikim të vazhdueshëm me Doganën e Kosovës për të marrë të dhëna ditore lidhur me çmimet e importit të derivateve.

Ministria ka bërë të ditur se, bazuar në të dhënat e pranuara nga Dogana, çmimi mesatar i naftës ka rënë gjatë 24 orëve nga 1.83 euro në 1.79 euro për litër, ndërsa benzina ka arritur çmimin mesatar prej 1.43 euro për litër.

Megjithatë, në tregun vendor nafta vazhdon të shitet rreth 1.78 euro për litër, çmim ky që vjen në një kohë kur në tregjet ndërkombëtare është shënuar rënie e çmimeve të naftës.

MINTI ka bërë të ditur se analizën e çmimeve e bazon në tri referenca kryesore: çmimin mesatar të furnizimit të ditës paraprake, çmimin mesatar të furnizimit të 10 milionë litrave të fundit të importuara dhe çmimin mesatar të shitjes në tregun vendor.

Sipas ministrisë, këto të dhëna përdoren për të vlerësuar nëse ndryshimet në tregjet ndërkombëtare po reflektohen në mënyrë të drejtë edhe në çmimet që paguajnë konsumatorët në Kosovë.

Në përgjigjen për lajmi.net, MINTI ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve dhe parandalimin e çdo devijimi të pajustifikuar të çmimeve në raport me lëvizjet në tregjet ndërkombëtare.

“Inspektimet dhe monitorimi i tregut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim që ndryshimet në çmimet e furnizimit të reflektohen në mënyrë të drejtë dhe në kohë edhe te konsumatorët e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Rënia e çmimeve në tregjet globale ka rritur pritjet që edhe në Kosovë të ketë ulje të mëtejme të derivateve. Megjithatë, mbetet të shihet nëse kjo tendencë do të reflektohet në ditët në vijim me zbritje më të dukshme në pompat e derivateve, apo nëse çmimet do të vazhdojnë të mbeten afër nivelit aktual.

Ndryshe përgjatë muajve të kaluar e në vazhdimësi është kërkuar që në Kosovë të hiqe akciza e vendosur për naftë, në mënyrë që qytetarët ta kenë çmimin sado pak më të ulët në blerje.
Aktualisht në tregun tonë akciza fikse paguhet 36 centë për çdo litër naftë të importuar, kurse TVSH-ja aplikohet me normë standarde prej 18% mbi çmimin e importit të kombinuar me akcizën, çka në total taksa shkon në 63 cent për litër.

Kësisoj përpos çmimeve të tjera tejet të larta, në Kosovë probleme të mëdha po shkakton edhe çmimi ekstrem i derivateve.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Quni: Nëse shkalla e fundit vërteton krimet e katërshes, do ta pranoj vendimin

12.11.2026

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një veturë përfundon jashtë rrugës në afërsi të Arllatit

13.11.2026

Kurti takohet me kryeministrin britanik, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

13.11.2026

Dibran Hoxha “Kobra” dhe Andi Pajaziti “Italiani” përleshen në Burgun e Sigurisë së Lartë

12.11.2026